Bileta e çmendur, 11 mijë euro
për të parë finalen Real-Atletiko

Bileta e çmendur, 11 mijë euro<br />për të parë finalen Real-Atletiko
Të çmendur pas finales së Champions League deri në atë pikë sa të paguash 11 mije euro per finalen e Milanos. Lajmi i bujshëm është dhënë nga mediat italiane të cilët kanë verifikuar se një tifoz spanjoll ka paguar plot 11 mijë euro në tregun e zi për të qenë në shkallët e stadiumit “San Siro” ku Real Madrid dhe Atletico Madrid do të përballen në 20.45 për trofeun më të rëndësishëm për klube në Europë.

Dy skuadra të kundërta, dy trajnerë të ndryshëm për nga eksperienca dhe filozofia e lojës, një objektiv i vetëm, ngritja e “Kupës që do t’i dhuronte tifozëve të secilit ekip fitoren e Champions League duke mundur rivalët e përjetshëm.

Për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit trajneri i Atletikos Simeone i ka në dispozicion gjithë lojtarët e tij. Po kështu edhe Real nuk ka probleme dëmtimesh. Edhe Cristiano Ronaldo që ishte në dyshim do të luajë. “Cristiano është 100% gati, por edhe sikur të ketë diçka të vogël sërish do luajë”, ka deklaruar trajneri Zidane.

Reali synon trofeun e 11-të në historinë e klubit madrilèn ndërsa Atletiko synon kupën e parë edhe pse tre herë ka shkuar në finale.

Dy vjet më parë në Lisbonë të dy ekipet u ndeshën sërish në finalen e Champions League ku Reali arriti të fitonte me rezultatin final 4 me 1 pas 120 minutave loje. Po këtë herë kush do të triumfojë në Milano? E sigurt është që kupa do të shkojë në Madrid…

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!