Biletat e ndeshjes Itali-Shqipëri,
kur mund t’i blini dhe çmimet e tyre

Biletat e ndeshjes Itali-Shqipëri,<br />kur mund t’i blini dhe çmimet e tyre
Federata Italiane e Futbollit ka bërë publike datën se kur mund të blini biletat për ndeshjen Itali- Shqipëri, e cila është një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e botërorit “Rusi 2018”, si dhe çmimet e tyre.

Takimi do të luhet në qytetin e Palermos, në stadiumin “Renzo Barbera”, i cili ka një kapacitet prej 36 mijë vendesh, por sipas rregullit të përcaktuar nga FIFA, skuadra mike ka në dispozicion vetëm 5% të biletave të disponueshme.

Duke filluar nga data 6 shkurt, biletat do të jenë në treg dhe mund të blihen në të gjitha pikat e shitjes në Itali si edhe online.

Ndërkohë çmimi i biletave fillon nga 12 euro dhe më e shtrenjta prej tyre arrin në 60 euro.

Edhe pse numri i biletave në dispozicion të tifozerisë kuqezi është i vogël, duke parë ndeshjet e mëparshme të kombëtares jashtë fushës së saj, pritet që mbështetësit të jenë të shumtë.

biletat
(Lista e çmimeve për biletat e ndeshjes Itali-Shqipëri, që dalin në shitje në Itali)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos