Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka mbërritur në Kosovë disa minuta më herët.
Në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, sipas Kosova Press ai është pritur nga zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga.
Clinton është ftuar që të marrë pjesë në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe çlirimin e vendit nga forcat pushtuese serbe.
Bill Clinton në vitin 1999 ka qenë president i SHBA-së dhe njëri ndër personat vendimtarë për intervenimin e NATO-s në Kosovë.
Në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit në Kosovë do të qëndrojë edhe Madeleine Albright, e cila në vitin 1999 ishte sekretare e shtetit amerikan.