Bill Clinton uron Kosovën: do të keni
gjithmonë një vend në zemrën time

Bill Clinton uron Kosovën: do të keni<br />gjithmonë një vend në zemrën time<br>
Ish-Presidenti amerikan Bill Klinton përmes një mesazhi në rrjetet sociale uron shqiptarët e Kosovës për 10 vjetorin e Pavarësisë. Përmes një video mesazhi, Klinton shprehet se Kosova do ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e tij. Klinton është presidenti amerikan që autorizoi ndërhyrjen ushtarake të forcave të NATO-s në Luftën e Kosovës, një ndërhyrje vendimtare për fatin e miliona shqiptarëve dhe të ardhmen e shtetit më të ri, Kosovës.

Postimi i plotë i Klinton:

“Kosova gjithmonë do ta ketë një vend të veçantë në zemrën time. Dhe jam shumë mirënjohës që si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, munda t’ju ndihmoj që të ndiqni një të ardhme të prosperitetit të lirisë dhe tolerancës”.

Juve ju është dashur të merrni shumë hapa të rëndësishëm gjatë dekadës së fundit për ta kuptuar atë të ardhme. Dhe kjo duhet t’jua japë një mundësi që të shikoni përpara dhe t’i kaloni sfidat që kanë mbetur”, thotë ai.

Unë vazhdoj të besoj se vendi i merituar i Kosovës është si një anëtare e plotë e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Komunitetit Ndërkombëtar. Është e rëndësishme për miqtë tuaj përreth botës që të vazhdoni të punoni, për t’i lënë konfliktet e së kaluarës prapa jush”, thotë Clinton.

Ju bashkohem juve, në festën e 10 vjetorit të Pavarësisë. Gjithmonë do të jem i nderuar që pata shansin t’ju ndihmoj t’ia fillonit. Dhe shpresoj se do të jem gjallë edhe për një kohë t’ju shoh ta dërgoni topin në shtëpi, deri në fund. Paçi fat!”.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar