Ringjallet Milani duke mposhtur Lazion në “Olimpico” 1-3 dhe realizuar fitoren e tretë radhazi në kampionat.
Kuqezinjtë treguan më shumë grindë për të fituar dhe saktësi në krahasim me bardhekaltërit duke u shpërblyer në fund me tre pikë që vlejnë shumë më misionin për të siguruar një vend në Europë edicionin e ardhshëm.
Me këtë fitore, Milan arrin në kuotën e 19 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 6 të klasifikimit.
Për t’u kthyer te kronika e ndeshjes, dy nga tre golat e kuqezinjve erdhën nga gabimet e portierit Marchetti.
Në minutën e 25, pas një gjuajtje të Cercit, Marchetti nuk arrin të largojë si duhet topin, duke bërë që Bertolacci të shfrytëzojë duke shënuar.
Në pjesën e dytë në të 53’, sërish një gafë e portierit Marchetti bën që Milan të dyfishojë me Mexes.
Për golin e tretë mendon kolumbiani Bacca, pasi shmang shumë bukur dy mbrojtës.
Në minutat e fundit Lazio shënoi golin e nderit, që vlen vetëm për statistika.
Në ndeshjet e tjera shkëlqeu Fiore që mundi 4-1 Frosinone duke marrë kryesimin e kampionatit me pikë të barabarta me Interin, 24, ndërsa Napoli u ndal në barazim pa gola me Genoan.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com