Bind Reali, Tevez heroi i Juves
humbasin Arsenali dhe Atletiko

Bind Reali, Tevez heroi i Juves<br />humbasin Arsenali dhe Atletiko
Reali i Madridit e ka nisur me këmbën e mbarë mbrojtjen e titullit kampion të Champions League pas fitores së thellë përballë ekipit të Basel në “Santiago Bernabeu” me rezultatin 5-1. Reali e nisi ndeshjen me një autogol të zviceranëve, ndërsa më pas vjen radha e vetë mbretërve për të tundur rrjetën.

Fillimisht ka qenë Bale, që ka shënuar një super gol pas një pasimi të bukur me Ronaldo dhe Modric. 1 minutë pas golit të Bale, në të 31’ vjen radha e Ronaldos që shënon, protagonistët janë të njëjtë, Modric dhe Bale. Ndërsa në të 37’ përfiton kolumbiani James që dërgon topin në rrjetë.

Por miqtë nuk dorëzohen dhe një minutë pas golit të 4 të Realit shënojnë me Derlis Gonzalez pas një kundërsulmi. Në pjesën e dytë kishte vend edhe për Benzemanë që shënoi golin e 5, ndërsa Liverpuli fitoi me vështirësi 2-1 me Ludogorets. Surprizë ishte humbja e Atletikos së Madridit 3-2 përballë Olimpiakos në Greqi.

Helenët kanë dominuar totalisht ndeshjen duke e merituar.  Juventusi mundi në shtëpi modestët e Malmo 2-0. Në grupin C, Benfika humbi në shtëpi përballë Zenit 0-2, ndërsa Monaco bëri detyrën duke mundur Leverkusenin. Grupi D tërhoqi të gjithë vëmendjen e mbrëmjes së djeshme me sfidën Dortmund-Arsenal, e përfunduar me fitoren e vendasve nga Gjermania 2-0.

Immobile dhe Aubameyang vulosën humbjen e Arsenalit me një sfidë të zjarrtë me sulme dhe luftë të fortë sportive. Vlen të theksohet se mbrëmja e parë në Champions këtë edicion ka folur edhe shqip me Besnik Hasin që ndali turqit e Gallatasarait 1-1.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku