'Bindja Demokratike' e Hajdarit regjistrohet të martën/ Ja çfarë duhet për të themeluar një parti (Dokumenti)

'Bindja Demokratike' e Hajdarit regjistrohet të martën/ Ja çfarë duhet për të themeluar një parti (Dokumenti)

'BINDJA DEMOKRATIKE' do të jetë partia e re e djathtë që do të drejtohet nga Rudina Hajdari. Vendimi u mor këtë të shtunë në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, ku u diskutua mbi regjistrimin në zgjedhjet lokale.

Bindja Demokratike të martën do të regjistrohet në Gjykatën e Tiranës, edhe në KQZ. Por kush janë proceduarat dhe cfarë duhet për të regjistruar një parti politike? Report Tv sjell dokumentin me kushtet që duhet plotësuar.

Pas mbledhjes së themeluesve, programit dhe organeve drejtuese duhet të paraqitet në gjykatë kërkesa për regjistrim. Partia regjistrohet me kërkesë të nënshkruar nga jo më pak se 3 mijë anëtarë. Kërkesa e depozituar në gjykatë duhet që të përmbajë për cdo anëtar; emër, mbiemër, numrin personal dhe vendbanimin.

Dokumenti per regjistrimin e nje partie politike

Astrit Patozi do të jetë pjesë e partisë së re të demokratëve, por jo në nivel drejtues. Rudina Hajdari mbështetet në këtë nismë nga ndërkombëtarët, të cilët janë shprehur publikisht se opozita parlamentare duhet të marrë pjesë në zgjedhje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja