TIRANE - Bindja Demokratike e Astrit Patozit, e vetmja parti që pati disa kandidatë përballë atyre të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 30 qershorit, ka paditur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në Kolegjin Zgjedhor, njohur si gjykata e zgjedhjeve!
Kërkesë padia mban firmën e Edmond Pirolit, kandidatit për kryetar bashkie ne Kurbin. Ai kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 30 qershorit në 76 qendrat e votimit të KZAZ-së numër 15 për Bashkinë e Kurbinit si dhe përsëritjen e zgjedhjeve.
Ky vendim i Bindjes Demokratike vjen pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk pranoi ankimimet e kësaj force politike, e cila kërkoi të hapeshin kutitë në disa bashki me pretendimet se kanë rezultuar votues edhe persona që nuk kanë qenë fare në Shqipëri. Bindja, përmes përfaqësuesit të saj Fabion Topollaj kërkoi të verifikohen të dhënat përmes sistemit TIMS, por përfaqësues të mazhorancës në KQZ thanë se pa pasur prova konkrete për këto akuza, nuk mund të hapen të gjitha kutitë.
Astriti u be loloja e Rames me kompani me 30 qershor. Tani te hap syte e te plas
Përgjigju