KQZ regjistron 'Bindjen Demokratike' në zgjedhje, Zguri kundër

"Bindja Demokratike" tashmë është regjistruar zyrtarisht në zgjedhjet e 30 qershorit. Me 4 vota pro dhe 1 kundër, KQZ vendosi se Bindja Demokratike, e regjistruar me kryetar Astrit Patozin, i ka plotësuar kushtet ligjore për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Nënkryetari Denar Biba, anëtarët Bledar Skenderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri votuan 'pro', e ndërsa kreu i KQZ-së, Klement Zguri votoi 'kundër', me argumentin se ky subjekt nuk i plotëson kriteret ligjore. Zguri, i cili është përfaqësues i opozitës, dhe është vënë në detyrë si pasojë e marrëveshjes Rama-Basha në 2017, u shpreh se pavarësisht dëshirës së tij që të marrin pjesë sa më shumë parti, Bindja Demokratike nuk ka qenë një subjekt juridik, para regjistrimit në KQZ.

“Dëshiroj që ‘Bindja Demokratikë’ të garojë në zgjedhjet e 2019, dhe do doja që edhe subjektet të tjera të regjistroheshin në zgjedhje e 30 qershorit. Por kjo mbetet dëshirë. Unë s’mund t’ia lejoj vetes që dëshirat e mia, t’ia vendos ligjit. Data 21 prill ka qenë data e fundit për të sjell të gjithë dokumentacionin ligjorë, dhe tani që flasim që vendimi i gjykatës nuk ka hyrë në fuqi dhe Bindja Demokratike nuk ka lindur ende për të kryer vendime politike. Jemi të përbashkët tek dëshirat, që të garojnë sa më shumë subjekte kandidatë të pavarur. Nuk mundem që dëshirat e mia t'ia mbivendos ligjit. Është ligji ai që duhet të na vërë kufi, dëshirave dhe pasioneve të tjera. Po si ky rast, kemi trajtuar në zgjedhjet e 2015,  7 me 0 kundër regjistrimit. Jemi me të njëjtat kushte, ose në 2015 i kemi shkelur të gjitha ose po e bëjmë sot. Unë nuk jam i bindur se subjekti në fjalë nuk plotëson kriteret ligjore për të garuar në zgjedhjet”, tha Klement Zguri.

Ndërkohë, përfaqësuesi i BD, Fabjan Topollaj ka përgënjeshtruar lajmin se BD është regjistruar me firma të falsifikuara. Ai tha se katër qytetarët, konkretisht Zyber Molla, Shyqeri Proshka, Mehmet Sheme dhe Mirjan Krasniqi kanë firmosur për krijimin e Bindjes si parti, por më pas janë tërhequr nga vendimi pasi janë "kërcënuar" se do të pushohen nga puna.  

'Bindja Demokratike' është serioze dhe do bëjë një garë reale. Sa për pretendimin që 4 qytetarë kanë bërë një ankesë me pretendimin se ata nuk kanë nënshkruar në formularin, të bëjmë një ushtrim të vogël: janë punonjës të Bashkisë së Kavajës, vartës të Marvi Shamataj. Ky i fundit është hequr nga puna se ka nënshkruar qenien anëtar të kësaj partie politike. Ato firmoës, por u tërhoqën se janë kërcënuar se do të hiqen nga puna. Tani ose përfaqësuesit e Bindjes kanë falsifikuar firmat, ose këta persona kanë kryer një vepër penale. Do t'i shkojmë deri në fund kësaj çështje", tha Topollaj.

Me regjistrimin e 7 subjekteve politike mbledhjen e sotme në KQZ, shkon në 42 numri i partive që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ankesat e rregjistruara në KQZ ndaj Bindjes Demokratike për fallsifikim firme

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani