Bindja Demokratike: Teatri do të shembet falë vendimit të çmendur të Bashës dhe Kryemadhit

Bindja Demokratike: Teatri do të shembet falë vendimit të çmendur të Bashës dhe Kryemadhit

TIRANE-Fabian Topollaj, anëtari i bordit drejtues të Bindjes Demokratike shprehet se falë vendimit të çmendur të opozitës për të mos u paraqitur në zgjedhje, i gjithë pushteti mbeti në duart e Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Sipas Topollaj, e vetmja mundësi për të bllokuar nismën për shembjen e Teatrit dhe ndërtimin e një të riu, ishte ajo përmes Këshillit Bashkiak, ku mazhoranca nuk do i kishte votat nëse PD dhe LSI do të hynin në zgjedhjeve.

Postimi i plotë
A e dini se Rama dhe Veliaj mund ta shembin Teatrin Kombetar edhe nese Gjykata Kushtetuese konstituohet dhe mblidhet qe neser duke e rrezuar “Ligji per Teatrin”? Kjo per shkak te mungeses se PD dhe LSI ne zgjedhe.

Makuteria e Veliajt dhe Rames per te zevendesuar Teatrin Kombetar me kulla gjigande betoni ne mes te Tiranes, frenohej nga ligji per “veteqeverisjen vendore” qe parashikonte se pronat e Bashkise mund ti kalonin ne shfrytezim privatit vetem nese kete e dakordesonte 3\5 e keshilltareve bashkiake. Ne kushtet qe kreret e Rilindjes nuk e kishin kete shumice ne Keshillin Bashkiak Tirane, ata u detyruan te miratonin nje ligj thellesisht antikushtetues qe ju mundesonte shembjen e Godines se Teatrit Kombetar, duke anashkaluar kompetencen ligjore te keshillit bashkiak.

Dhe sot, pavarsisht se Presidenti i Republikes ka goditur kete ligj ne Gjykaten Kushtetuese, vendimarrja e kesaj te fundt nuk ka me asnje rendesi per ceshtjen, sepse Rama dhe Veliaj kontrollojne 59 keshilltare ne Keshillin Bashkiak te Tiranes dhe mund te perdorin lirisht proceduren e vjeter ligjore per te bere persheshin e enderruar ne sheshin e Godines se Teatrit.

Dhe kjo fal vendimit te cmendur te pjeses me te madhe te partive opozitare per te mos u paraqitur ne zgjedhje duke ja lene te gjitha pushtetet Edi Rames dhe Erion Veliajt. Te cilet nga ana e tyre e kane vertetuar pacipesine per te vjedhur edhe nen kontrollin e te tjereve, ndaj merreni me mend cmund te bejne kur i lene pothuaj vetem.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda