'Bingo na doli fati', zbulohet skema e prostitucionit në Tiranë, estetistja te Myslym Shyri rekrutonte vajzat! Zogu i Tiranës gjente klientët

TIRANE- Zbulohet skema e prostitucionit në Tiranë, ku ra në pranga Hermes Nikaj i njohur ndryshe si Zogu i Tiranës së bashku me tre persona të tjerë, mes tyre një pronarja e një qendre estetike dhe një emigrant i cili ishte klient. Report Tv mëson se aksioni për arrestimin e tyre ka nisur rreth dy javë më parë ku fillimisht në datën 9 Nëntor është vënë në pranga Anjeza Bena pronarja e një qendre estetike në rrugën Myslym Shyri e cila rekrutonte vajza të reja duke i punësuar ato fillimisht si kursante apo praktikante.

Vajzat merrnin në këmbim nga 500 deri në 700 euro ndërkohë që vetë Bena përfitonte 50 euro nga çdo klient. Vajzat që shfrytëzoheshin për prostitucion lëviznin me taksi ose me makinat e klientëve dhe zakonisht takimet zhvilloheshin në fundjavë. Ata përdornin disa kode me njëri tjetrin si: 'Bëhu gati, kam gjetur një të mirë' ose "Bingo na doli fati", frazë kjo e përdorur nga Hermes Nikaj.

Një prej vajzave e cila është po hetohet në gjendje të lirë ka treguar para organit të akuzës se klientët i kishte gjetur nga Zogu i Tiranës. Ky i fundit ka mohuar akuzat, duke deklaruar se marrëdhëniet seksuale vajzat i kryenin me dëshirë dhe nuk paguheshin para në këmbin të kësaj.

Në polici ka dëshmuar edhe pronarja e qendrës estetike e cila ka deklaruar se vajzën të cilën dyshohet se e përdornin për prostitucion e ka mike prej disa vitesh. Bena është lënë në masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' ndërkohë që Prokruroria kishte kërkuar "Arrest me burg".

Zogu i Tiranës i cili ishte edhe gazetar dhe i njohur në botën e medias promovonte pronaren e qendres estetike me të cilën bashkëpunonte në këtë rrjet prostitucioni përmes intervistave në programet ku angazhohej vetë.

Hetimet për finalizimin e këtij operacioni kishin nisur prej një viti.  Hermes Nikaj ka edhe një qendër të vetën estetike të ndodhur në rrugën e Durrësit në Tiranë, "Te Zogu", por ende nuk dihet nga hetimet nëse edhe në qendrën e tij estetike shfrytëzonte vajza për prostitucion.

Burime nga hetuesit thanë se  ky grup shfrytëzonte vajzat edhe në clube të ndryshme të Tiranës, por edhe si eskorta, vajza që shfrytëzohen nga personazhet VIP jo vetëm për marrëdhënie seksuale me lekë, por i shoqërojnë edhe në udhëtime, hotele, me vlera më larta financiare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:00
Seks në grup me Zogun e Tiranës/ Vajza tregon me emër klientët e tjerë! Rrëfen në polici historinë e trishtë: Babai më vrau nënën

Vajza e cila është kapur nga policia duke kryer marrëdhënie seksuale në grup bashkë me Hermes Nikaj të njohur si Zogu i Tiranës dhe 47-vjeçarin nga Laçi me iniciale A.GJ ka rrëfyer para organeve të policisë se si ishte bërë pjesë e kësaj skeme prostitucioni. E reja me iniciale D.M. ka treguar se mbante mend edhe tre raste të tjera ku kishte kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave, duke treguar me emër edhe klientët të cilët siç është shprehur ajo i kishte njohur nga Zogu i Tiranës.

Ajo ka treguar se në një nga këto tre raste ka shkuar deri në Maqedoni për të takuar një klient. Vajza rrëfyer në polici historinë e saj të trishtë. Ajo ka treguar se babai i saj i kishte vrarë nënën duke e lënë të vetme. Tashmë po hetohet në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës, lidhur me këtë skemë prostitucioni.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O karabush: 25/11/2019 16:42

    U komentua e po su komentua na plasi rrota o hajdar bota.

    Përgjigju
  • ZOGU ÇUNI BABAIT: 25/11/2019 16:41

    Zogu tani do kërcej hu më hu e do ulurasi se do i hy prasi. E pras burgu i forcuar e i stazhonuar zogu sdo flej gjum po do bëj pun.

    Përgjigju
  • Adi: 25/11/2019 13:36

    Zogu do ma haje shume shpejt zorren e paperthyer me gunga..

    Përgjigju
    • O tej: 25/11/2019 16:04

      Secap sevap

    • LAdi: 25/11/2019 15:17

      I marre je? ai thote shyqyr

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik