Binjakët e veçantë, vijnë në jetë në orë, ditë dhe dekada të ndryshme

Binjakët e veçantë, vijnë në jetë në orë, ditë dhe dekada të ndryshme

Binjakët

Mund të duket shumë e çuditshme, kur dy binjakë lindin në orë, ditë dhe dekada të ndryshme, por është një situatë shumë e vërtetë.

Sipas CNN, Dawn Gilliam dhe Jason Tello, nga Pendleton, Indiana, e nisën vitin e ri në një mënyrë të veçantë, me një lindje në 2019-ën dhe një lindje në 2020-ën.

Binjakët Joslyn dhe Jaxon Tello, nuk duruan dot deri në 19 shkurt.

Gilliam shkoi në Spitalin Ascension St. Vincent Carmel në prag të Vitit të Ri, e shqetësuar për mungesën e lëvizjes së fetusit, por ajo lindi atë natë.

Joslyn lindi në 11:37 në natën e Vitit të Ri në vitin 2019, duke peshuar 2.1 kg dhe 30 minuta më vonë, Jaxon erdhi në jetë me disa gramë më pak, 1.9 kg.

Joslyn dhe Jaxon do të rrinë në spital për disa kohë dhe për momentin do të ushqehen me anë të tubave, për shkak të peshës së tyre.

Tashmë ata nuk do të grinden për lodrat apo tortën e ditëlindjes, pasi do ta festojnë në ditë të ndryshme.

Prindërit e binjakëve

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë