Njihuni me historinë e veçantë të familjes shkodrane ku brez pas brezi lindin binjakë

Kemi dëgjuar shpeshherë për fëmijë binjakë, por për një familje e cila brez pas brezi lindin binjakë është tepër e veçantë. Ersenilda Elezi është binjake dhe ka lindur edhe vet fëmijë binjakë, po ashtu edhe motra e saj si dhe kushërira, e cila ka sjell në jetë dy vajza binjake Tia dhe Mia. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ata treguan më tepër për rastet familjare që janë plot me binjakë.

Ersenilda Elezi tregoi më tepër për marrdhënien e saj me motrën binjake dhe ndjesinë kur edhe vet solli në jetë dy djem binjakë:

“Është shumë emocion I bukur me thënë të drejtën sidomos kur vet je binjake dhe kupton që do të kesh fëmijë binjakë sepse e kupton lidhjen, është një lidhje shumë e fortë, deri në telepati emocionale. Në rastin tim është e vërtetuar që kemi telepati emocionale, në rastet kur unë mund të kem një shqetësim, pa qenë në dijeni motra, përjeton të njëjtin shqetësim dhe normalisht gjëja e parë që bëjmë është të marrim njëra-tjetrën në telefon dhe e pyesim. Normalisht tani që kemi krijuar secila familjen e vet është krijuar një shkëputje e frekuentimit tonë të përdtishëm por deri në shkollë të mesme kemi qënë të pandara, gjtihmonë bashkë dhe në një rast që jemi ndarë më ka pritur duke qarë. Po ashtu edhe djemtë e mi kanë të njëjtin raport, janë gjithmonë bashkë” tha ajo.  

Po ashtu edhe Alketa nën e dy binjakeve tregoi për emcionet e para të lajmit të shtatzanisë me dy vajza binjake:

“Pavarësisht pjesës që është shumë gjë e bukur, është një lumturi e pafund e dyfishtë por është edhe një lodhje shumë e madhe.Unë sikur e kam ndjerë që kisha binjak, dhe kur më tha doktori lajmin, më pushtoi një emocion shumë I madh” tha ajo.

E Pyetur për fëmijërinë e saj dhe historitë me motrën binjake Ersenida Elezi shpjegoi se kanë qenë gjithmonë shumëtë afërta, megjithëse me karaktere të ndryshme:

"Ne duke qenë se kemi qenë edhe natyra të ndryshme por edhe veshjen e kishim ndryshe, shumë rrallë jemi veshur njësoj, vetëm kur na bënin dhurata  që na I sillnin njësoj dhe ishim të detyruara, thjesht për ti bërë qejfin. Kur kemi qenë të vogla jemi marr vesh mjaftueshëm mirë, motra ka qenë më sunduese, unë kam qenë natyrë më e qetë dhe e ka drejtuar ajo shpeshherë lojën por normalisht duke u rritur kemi kaluar në marrëdhënie shumë më të qeta. Por gjithmonë kemi shkuar shumë mirë” përfundoi ajo.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim