Hayley Lampshire, 27 vjeç nga Anglia u tmerrua kur u informua që binjakët e saj vuanin nga një sëmundje e rrallë që i bënte të ndanin të njëjtën qese amniotike, ndërkohë që duhet të kishin dy.
Ky lajm i erdhi vetëm pak kohë pasi ishte përgatitur me idenë se do të kishte dy binjakë ndërsa së bashku me bashkëshortin donin një fëmijë.
Doktorët e paralajmëruan se nëse foshnajt lëviznin në barkun e nënës kërthiza e tyre mund të bënte që të mbysnin njëri-tjetrin.
Por ajo që ka çuditur nënën e mjekët ishte se dy djemtë gjatë shtatzanisë kanë mbajtur për dore njëri-tjetrin, pamje kjo që ishte e dukshme në të gjitha ekot që gruaja ka bërë.
Ata kanë lindur me prerje çezariane ndërsa tashmë gëzojnë shëndet të plotë. “Deri sa lindën ata kanë shkuar shumë mirë me njëri-tjetrin, por jam e sigurt se do të jetë një histori ndryshe kur të rriten, megjithatë ne me krenari do u tregojmë se sa e veçantë ishte lidhja e tyre”, është shprehur nëna.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com