'Binjakët të favorizuar', Meri Gjini bën parashikimin e yjeve për Majin: Heronjtë e vërtetë, ata që na duruan në karantinë! Ja kur t'i planifikoni pushimet...

A do të jetë Maji më i mbarë se muajt e tjerë të 2020? Të paktën, deri tani është më suksesshmi. Kështu shprehet në “Rreze Dielli” astrologia Meri Gjini, e cila ashtu si çdo fillim muaji bën parashikimin e yjeve për çdo shenjë. Ajo thotë se gjatë muajit Maj, sidomos pas datës 12 do të kemi një rifillim më aktiv të lëvizjeve dhe kështu do të kemi mundësinë të planifikojmë edhe një axhendë më të qartë të pushimeve tona. Ndër shenjat më të favorizuara këtë muaj do të jenë Binjakët, ndërkohë që Luanët do të futen në grupin e disforikëve.

Gjatë majit do të kemi një qiell të bukur, një hyrje të mërkurit me diell, do kemi pamje shumë të bukura që do shohim me sy të lirë. Qielli do të jetë aktiv në lëvizjet e veta, përsa i përket veshtirësive, do të vijnë duke u zvogëluar. Do të kemi shtim të lëvizjes nga data 12-15. Presim nga maji të rifitojmë lirinë, nga mesi i majit do të kemi mundësi të planifikojmë një axhendë të qartë për pjesën e verës, pushimet verore. Në raportet në çift mund të ketë përplasje, por duke menduar që karantinën e kaluam me sukses, kush na duron për kaq gjatë, janë heronj kështu sido që të jenë ndjesitë, partnerin dhe partneren mbajini fort. Kjo është e vetmja ndjesi që mund t'i japë majit një shije të keqe. Përsa i përket problemeve të ekonomisë, do të jenë të paqarta, por ata që do të dinë të menxhojnë veten, do të dinë tja dalin shumë mire edhe këtë muaj.” shprehet Meri Gjini. Ajo bën edhe parashikimin për secilën shenjë.

Dashi: Do të jeni pak më të ashpër me njerëzit deri në datën 14, ndaj bëni mirë të shmangni pjesën e kritikave. Ajo që është e rëndësishme, do të merrni një vendim për pjesën e profesionit. Përsa i përket pjesës emocionale, nuk do kaloni në vendime drastike, pavarësisht lëkundjeve tuaja.

Demi: Vetëbesimi do të jetë në nivele të larta. Keni nevojë për të lëvizur, për të udhëtuar. Megjithatë në këtë dëshirë e sipër mund të prishni pak ekuilibrat në raportet personale. Pjesa e organizimit të raporteve me bashkëpunëtorëve, do të jetë prioritet gjatë këtij muaji. Do të duhet të tregoheni tolerantë.

Binjakët: Do të keni shanse shumë të mira për të përmirësuar raportet në punë por edhe me trupin tuaj, megjithatë kjo do të ndodhë pas datës 15 Maj. Do të keni ritëm dhe lëvizje të përshpejtuara në punë. Do të keni propozime të rëndësishme në punë nga data 12-15. Para datës 12 duhet të keni parasysh që nuk është koha të ziheni me eprorët tuaj. Do të keni zgjidhje edhe për cështje të mbartura.

Gaforrja: Nuk do të keni ndihmesa të mëdha për gjëra të mëdha, por do të keni mundësinë të tregoni vlerat tuaja në punë e familje. E shoqëruar kjo edhe me rritjen e vetëbesimit, por edhe egon suaj që do ta nxirrni në shtëpi. Duhet të bëni kujdes sepse mund ta teproni me nervozizmit tuaj.

Luani: Do të jetë disforik ky muaj për ju. Nga një anë janë bankat, detyrimet dhe nga mesi I muajit do të merrni një përgjegësi që mbase nuk ju pëlqen. Por nga data 22 e Majit do të vërtëtohet që keni bërë mirë.

Virgjëresha: Pavarësisht sesi do të marrin gjërat, nuk do ta prishni rutinën tuaj. Përsa i përket cështjeve të punës, do të dilni fitimtarë dhe do t’i jepni drejtimin e duhur gjërave. Do arrini të keni edhe nivel prodhimtarie të lartë në punë.

Peshorja: Do të keni mundësi që pjesën e punës dhe familjes ta keni të qetë dhe të vlerësuar. Kjo shije e mirë do të zgjasë të paktën deri në gusht. Përsa i përket pjesës emocionale, në pjesën e  fundit të muajit do të gjeni qetësi, pavarësisht debateve gjatë muajit.

Akrepi: Keni një të përditshme me ritëm të përshpejtuar, dhe kjo të bëjë që të harroni veten. Marsi te Peshqit do ju japë mundësinë që të merreni edhe me veten. Përsa i përket marrëdhënieve në çift, do të kërkoni më shumë dashuri, dhe do të kërkoni të merrni më shumë sesa jepni.

Shigjetari: Do përpiqeni që të mbuloni pasiguritë tuaja me tonacione të larta në ambientet e punës. Kjo do të bëjë të dukeni të paqartë dhe të luhatur. Do të riorganizoni nga fillimi çështjet e profesionit. Do ju duhet të merrni vendime të rëndësishme. Nga 15-18 maj do të keni luhatje të cilat fatmirësisht nuk kanë lidhje me ekonominë dhe shëndetin.

Bricjapi: Do të keni mundësi të konsolidoni gjërat e vogla. Duhet të kontrolloni xhepin tuaj, por edhe lodhjen. Do të ndërmerni iniciativa për humanizëm apo edhe gjëra creative.

Ujori: E keni nisur muajin me analiza të vetvetes dhe nuk jeni shumë të kënaqur. Keni një tendencë për të gjetur zgjidhje, të cilat do t’I gjeni nga mesi i muajit në datat 12-22 maj. Ajo që do të shijoni më shumë është suporti i familjes.

Peshqit: Frika se mos nuk ia dilni mbanë ekonomikisht, është problematika juaj kyçe. Do të keni propozime pune. Keni mundësi të nxirrni kreativitetin dhe të prodhoni ide të bukura për t’ iu përshatur kësaj kohe. Shfrytëzojeni kohën për mirë, jo për grindje, përndryshe do ta gjeni veten pak të vetmuar.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja