Bino: Rritje e  numrit të vaksinimeve të kryera gjatë kësaj jave! Gjirokastra dhe Delvina me mbulesën më të mirë vaksinale

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në QSUT tha se gjatë kësaj jave ka patur një rritje të numrit të vaksinimeve të kryera, kryesisht me doza të dyta. Sipas Binos, Gjirokastra është Bashkia që ka mbulesën më të mirë vaksinale, 80% me një dozë dhe 60% me dy doza. Megjithatë ajo shtoi se ka ende nevojë që të rritet numri i vaksinimeve të kryera, për të shkuar në mbi 95% te të gjitha grupmoshat.

"Gjatë kësaj jave ka patur një rritje të vaksinimit në lidhje me dozat e dyta dhe ka pasur edhe në përmirësim në mbulesën vaksinale në bashki të ndryshme. Durrësi ka dalë nga zona e kuqe, bashkia me mbulesën vaksinale më të mirë, 80% me një dozë dhe 60% me dy doza është Bahskia e Gjirokastrës, pasuar nga Delvina, Mirëdita dhe Puka po ashtu. Kemi një përmirësim në mbulesën vaksinale edhe në Bashkinë  e Tropojës dhe Kukësit. Ajo çka vihet re është që arsimtarët e shkollave të mesme kanë mbulesë më të mirë vaksinale krahasuar me edukatorët e kopshteve dhe çerdheve dhe Universiteteve. Shfrytëzimi i vaksinës është një indikator i performancës së kryerjes së vaksinimit dhe është për të gjitha vaksinat mbi  80% dhe tregon që nuk ka vaksina që të ketë skaduar në vendin tonë dhe të mos jetë përdorur. Ne nuk kemi humbje të vaksinës. Kemi akoma nevojë për një rritje të vaksinimit për të arritur në shifrat mbi 95% te të gjitha grupmoshat", tha ajo.


Lajmi kryesor:

S’ndryshojnë masat anti-COVID! Komiteti i Ekspertëve: Rritet numri i shtatzënave të prekura rëndë! 33% e popullsisë e vaksinuar plotësisht! Të shtruarit në spital të vaksinuar me 2 doza shumë pak


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje