Biodiversiteti, pranohet projekti prej
735.000 euro për Parkun e Lurës

Biodiversiteti, pranohet projekti prej<br />735.000 euro për Parkun e Lurës
KORE E JUGUT - Në kuadër të iniciativës LifeWeb të Konventës së Biodiversitetit, Ministria e Mjedisit ka paraqitur një projekt prej 735,000 Euro për menaxhimin e integruar të Parkut Kombëtar Lurë, projekt i cili është pranuar.


Ministri i Mjedisit Lefter Koka merr pjesë në Konferencën e 12-të të Shteteve Palë të Konventës së Biodiversitetit për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Biodiversitetit (CBD CoP-12) dhe Takimin e Parë të Shteteve Palë të Protokollit të Nagojës. “Për aksesin në burimet gjenetike dhe ndarjen e drejtë dhe të barabartë të përfitimeve që rrjedhin nga përdorimi i tyre” (CoP MoP-1) të cilat po zhvillohen në Pyeongchang, Republika e Koresë.
 
Gjatë punimeve të këtyre takimeve Shqipëria u zgjodh në Byronë e CoP MoP-1 të Protokollit të Nagojës si përfaqësuese e rajonit të Evropës Juglindore së bashku më Bjellorusinë. Ajo është një ndër shtetet e para që zgjidhet në organet drejtuese të protokollit për takimin e parë të palëve.
 
“Në këtë mënyrë Shqipëria është më afër vendimmarrjes për projekte të ndryshme rajonale apo globale në fushën e biodiversitetit dhe burimeve gjenetike, që do të nisin për zbatimin në praktikë të këtij protokolli që hyn në fuqi. Kështu mjedisi shqiptar po vendoset në fokus të Marrëveshjeve Mjedisore Ndërkombëtare.”- bën të ditur Ministria e Mjedisit


Protokolli i Nagojës është Protokolli më i ri i Konventës që hyn në fuqi më 12 Tetor 2014 pas arritjes së numrit të nevojshëm prej 50 shtetesh.

Shqipëria ka aderuar në Protokollin e Nagojës në 29 Janar 2013, pas miratimit të Ligjit për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin e Nagojës për aksesin dhe ndarjen e përfitimeve nga burimet gjenetike, duke qenë një ndër 20 vendet e para që e kanë ratifikuar ose aderuar.
 
Gjatë pjesmarrjes në në Konferencën e 12-të të Shteteve Palë të Konventës së Biodiversitetit për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Biodiversitetit (CBD CoP-12).

Gjithashtu, gjatë Konferencës së 12-të Konventës së Biodiversitetit për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Biodiversitetit,  Ministri Koka zhvilloi një takim bilateral me Ministrin e Mjedisit të Austrisë Z. Andrä Rupprechter. Në takim u diskutua mbi bashkëpunime në fushën e mjedisit të cilat do të vihen në zbatim së shpejti.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës