Prodhimi i mishit dhe konsumi global po rezulton vazhdimisht në rritje.

Giuseppe Scionti, një bioinxhinier italian, themelues i ‘Novameat', i cili jeton në Barcelonë, duket se ka gjetur një alternativë në shkallë të gjerë: një biftek të stampuar 3D. Eko-miqësorë, ai është një produkt tre-dimensional me pamje të biftekut klasik fiorentin, bile edhe me të njëjtën aromë.

Bifteku i prodhuar me bazë bimore dhe algash, është krijuar të jetë miqësor me ambjentin, ndërkohë që në botë blegtoria ka një ndikim shumë të madh në mjedis përsa i përket gazrave serrë, thotë Scionti, - Vetë FAO ka vlerësuar se 14.5% e këtyre gazeve vijnë nga bagëtitë, dhe vetëm 13% nga transporti.

Bifteku i stampuar 3D është bërë me bizele, oriz dhe proteina të detit", thotë Martínez Olbiols, nutricionist.

"Sasia e aminoacideve është e përsosur nga pikëpamja ushqyese, dhe mjaftë e ekuilibruar. Nëse rekomandojmë të rrisim konsumin e proteinave, pse nuk duhet të rekomandojmë edhe biftekun e proteinave? Ai është shumë i shijshëm”.

Vitet e fundit, zëvendësuesit e mishit janë rritur shumë në tregun Europian. Por ende ekziston pikëpyetja: A janë vërtet të ushqyeshëm?

Ndërkohë, qëllimi i studiuesit të ri Scionti është të prodhojë mish organik në shkallë të gjerë, i përkryer për një darkë të mrekullueshme dhe të ndryshme. Ai gjithashtu është edhe më pak i shtrenjtë.