Të forta kanë qenë krahasimet e deputetit demokrat Dashnor Sula lidhur me gjendjen e partisë Demokratike. I ftuar në Report Tv, me gazetarin Nertil Agalliu, Sula akuzoi ish kryetarin e komanduar, Enklejd Alibeaj se ishte orkestruesi i rikthimit të Lulzim Bashës. Ai tha se kjo situatë brenda PD-së është e njëjta me atë që krijoi Berisha. Pra sipas tij, Basha është duke e kopjuar për të mbajtur peng PD-në, por me ndryshimin e deputetëve që e përkrahin.
“Bir Selman i nënës kë të qaj më parë. Kështu është situata e PD fatkeqësisht. E vërteta është kjo, që PD po shkon drejt greminës. Atë që bëri Berisha, po e bën tani Basha, do të mbajë peng PD.
Gjej rastin t’i bëj thirrje të gjithëve që janë në këtë marri, që duhet të kuptojnë një gjë. Alibeaj ishte njeriu i cili orekstrimi i këtij plani, ose zbatuesi i këtij plani. Unë gjithnjë i thosha që të dilte më shpesh në media dhe asnjëherë nuk përqafohej ky arsyetim. Një ditë të bukur pas 14 majit, me shpirt me xhudën e tyre për ta kryer sa më shpejt këtë punë.”-tha Sula.
Sula thotë se qëllimi kryesor i dyshes Alibeaj-Basha është të mbajnë karriget e jo të fitojnë.
“Paska qenë skenar dhe më vjen shumë keq. Kam besuar që do e kishin aq dhembshuri. Basha i ka dhënë shumë PD-së, edhe t’ja bësh këtë demokratëve tani vetëm për të mbijetuar, se për të fituar s’fiton dot. Është një opozitë lesh e li, s’ke ca të fitosh. Thjesht duan të rrinë në politikë.
Po të ishim për t’u lëpirë, mund të shkonim tek Berisha, apo dhe te Basha... por ne nuk duam këtë.
Vetëm kjo është rruga.”-tha ai.
Sula madje ironizoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së të mbajtur 2 ditë më parë ku tha se nuk ishin prezent anëtarët, por disa “call center”. Ai shtoi se situata do të bëhet edhe më keq në vitin 2025.
“Jemi bërë për tëe qarë e për të qeshur. Ata ishin anëtarë të call centerit që kanë futur këta. As për dasmë nuk mblidhen kaq njerëz sa ne
Do më kujtoni në 2025 sesi do shkojë ajo gjendje.
Këta duan të marrin partinë me vete në varr.”- tha Sula.
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2277
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarret te kompleksi Kika/ Eksperti: Çdo apartament duhet të pajiset me sensorë, të detyrohet me ligj! E paprecedentë që mungojnë shkallët e emergjencës
28 Janar, 14:34
-
Virozat e stinës, Tomini: Vaksinohuni, shenjat që s’duhet të neglizhoni dhe mjekimi! Ka fluks të lartë, 3 ditë trajtim në shtëpi, jo antibiotikë
28 Janar, 13:58
-
'Protesta e PD-së nuk ka lidhje me mosbindjen civile', Kikia: Primaret pa standard, pasi mungon kultura demokratike! Opozita nuk ka një skuadër të gatshme për të qeverisur
28 Janar, 13:53
-
Raporti i FMN-së për ekonominë e Shqipërisë, eksperti Gjokutaj: Plakja e popullsisë, sfidë afatgjatë! Po humbasim agro-kulturën
28 Janar, 12:22
-
Dorëheqja e kryeministrit Vuçeviç në Serbi, gazetari për Report Tv: Janë protestat më të mëdha nga studentët që arritën të rrëzojnë një qeveri
28 Janar, 12:17
-
Zgjedhjet/ Karabina: Demokratët Euroatlantikë s’do bëjnë koalicion me Berishën, jo aleancë me ‘non grata’! Rama i dha vulën që ta ketë përballë, Trump ftoi vetëm Bashën
27 Janar, 14:43
-
Këshilltare e Migracionit në Manheim, flet për Report Tv, Julia Aliçka: Populli këtu në Gjermani është shumëngjyrësh, por forcat e djathta po marrin fuqi
24 Janar, 14:34
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
Përdorimi i antibiotikëve në fermat e kafshëve, Vuksani: Rrezik për njerëzit, po krijohen super bakteret, abuzohet me matrikullimin kur çohen në thertore
24 Janar, 12:56
-
Ekspertja e ekonomisë Kortoçi: Turizmi po mbështetet tek prodhimet që importohen, ky sektor nuk zhvillohet pa bujqësinë e vendit! Qeveria të subvencionojë
23 Janar, 13:59
-
Dominojnë tregun e kanabisit, Britania fushatë ndërgjegjësimi për shqiptarët, avokati Naim Hasani: Iu premtohet parajsë, por përfundojnë në 'shtëpi bari'
23 Janar, 13:27
-
'TikTok, luftë gjeo-politike mes SHBA dhe Kinës', eksperti i IT-së: Në Amerikë dhe Shqipëri nuk do mbyllet! Një i ri harxhon mesatarisht 6-8 orë në ditë me aplikacionin
22 Janar, 14:25