Në punën e tij si kreu i Inspektoratit të Përgjithshëm, Dashnor Sula ka vendosur të veprojë me dorë ‘të hekurt’, pa toleruar shkelje të ligjit. Këtë qasje të tij, thotë ai në “Studio Live” në Report Tv, e mbështet edhe kryeministri Edi Rama, i cili e ka inkurajuar të jetë korrekt dhe mos t’i nënshtrohet asnjë presioni.

“Kam një mbështetje shumë të fortë nga kryeministri për të zbatuar ligjin, për të qenë korrekt dhe mos të tutem nga asnjë ndërhyrje. Ndërhyrje apo presion politik, zero”, tha Sula.

Kryeinspektori e përshkruan si “normal” dhe të bazuar në llogaridhënie komunikimin me kryeministrin Rama.

Dashnor Sula: Komunikimi është normal. Kryeministri është ai që na kërkon më shumë llogari. Kryeministri nuk njeh orar, duhet të jesh i vëmendshëm në çdo moment. Ka ndodhur që edhe në 5 e gjysmë të mëngjesit ka sjellë shqetësimin e një qytetari.

-Kur keni komunikuar për herë të fundit?

Dashnor Sula: Para një jave.


Lajmi kryesor:

27 ton mish derri të bllokuara në Fier, Sula: 4 inspektorë janë larguar nga detyra për shkelje, zero tolerancë! Kryeministri më mbështet