Fëmijët e braktisur nga prindërit biologjik, do duhet ti nënshtrohen procesit të birësimit dhe institucionet e mbajties së tyre duhet të deklarojnë statusuet e fëmijëve pranë komitetit shqiptar të helsinkit.

Sipas ndryshimeve ligjore të propozuara nga ministria e drejtësisë institucionet që neglizhojnë apo pengojnë procedurën e shpalljes së braktisjes me vendim gjykate do të penalizohen.

"Ndryshimet ligjore janë shumë thelbësore, sepse fëmijët që janë në institucionet e përkujdesjes sociale dhe pjesa më e madh e tyre mund të shpallen të braktisur, nuk duhet të mbahen peng në instutucione, por procedurat duhet të jenë shumë të shpejta, transparate dhe mënjeherë aty ku dallohet së fëmija është ndarë nga familja biologjike të marrë vendimin e gjykatës. Të mos kemi më pastaj fëmija që merren peng nga të afërmit."

Aktualisht janë 230 fëmijë të cilët jetojnë në institucionet publike ndërsa 4 prej tyre kanë plotësuar procedurat e braktisjes duke i kaluar komitetit shqitparë të birësimeve.

"Ne sot po përpiqemi të gjejmë katër familje për katër fëmijë. Kuptohet që kemi edhe fëmijë me probleme të rënda shëndetësore, por edhe fëmijë shumë të shëndetshme.

Nuk kemi të bëjmë më me një fenomen të uljes së fëmijëve sepse nuk gjendet familja. Në momentin që fëmijët vijnë këtu në kohë reale gjendet një familje. Ka shumë çifte shqiptarësh që presin, por edhe të huaj."

Një tjetër risi e propozuar në këtë draft ligjorë nga ministria e drejtësisë është edhe arkivi digjital i cili ligjërisht duhet të mbaj të dhëna për çdo proçedurë për 50 vite.

"Minisria e drejtësisë kishte një risi për këtë projekt dhe kjo ishte arkiva elektronike. Kjo na jep një mundësi të mbajmë një marrëdhënie me familjet, por edhe me fëmijët. Edhe në rast festash apo ditëlindjesh, ne përkujdesemi për fëmijët. Natyrisht nuk është çdo gjë kaq e bukur, sepse është një proces delikat."

Komiteti shqiptarë i birësimeve funksionin prej vitit 1993, ndërsa janë me qindra raste fëmijësh të cilët pasi janë braktisur për arsye ekonomike, sociale, apo kanë mbetur jetim sot jetojnë në fëmiljet birësuese brënda dhe jashtë vëndit në një jetë normale.