Duhet të intervistoj Carla Sozzanin, themeluesen e revistës së modës  “Elle”.  Ajo ka krijuar një vend me stil absolut  në Milano si “10 Corso Como”. Po flasim për një ikonë të vërtetë mode. Veshja ime është tepër casual, duhet të vishem më chic.  Më pret  në zyrën e saj në katin e parë ku gjendet dhe  galeria “Carla Sozzani”.

Ajo ruan  të njëjtin stil veshjeje dhe luku, siç paraqitet në fotot e shumta. I qëndron besnike veshjeve të markës  “Alaïa”. E sheh gjithmonë të veshur me ngjyra të zeza e të bardha, ngjyrat e tjera nuk janë pjesë e koleksionit të saj. Stili i flokëve i  njëjtë, flokët e verdha, të gjartë, të kapura  e të hedhura në një anë.  I beson më shumë  natyralitetit të saj sesa make-up-it.  As eleganca nuk mbetet mbrapa, ajo vazhdon të mbetet chic.  Si është e mundur që Carla mban këto linja trupi?

“Asgjë në veçanti, jam kështu. Makaronat më pëlqejnë sigurisht. Por idealja për mua do të ishte: bukë  me vaj dhe kripë të shoqëruar me verë të kuqe.”- tregon duke buzëqeshur. Mbas karriges  së punës së Sozzanit janë të vendosura korniza fotosh, bardhë e zi. Mbi të gjitha kornizat mbizotërojnë të njëjtat portrete,  ajo dhe bashkëjetuesi i saj. Foto  janë të realizuara nga fotografë të njohur, po ashtu miq të saj.

 Më një  zë të embël, të qartë dhe të ngrohtë,  na fton të ulemi dhe të bisedojmë.  Në 20 vjetorin e hapjes më 2011  Wall Street Jornal e ka emërtuar  “10 Corso Como-n”  si “ The Fashion Institute”. Kjo ndërtesë  i ngjason një  reviste, ku rubrikat e modës, kulinarisë, fotografisë, muzikës përmblidhen në një “concept store”. Ndonëse ndodhet në rrugën më të njëjtin emër Corso Como ka krijuar Identitetin e saj. Suksesi i “10 Corso Como”, në Milano, e shtyu më tej të përhapë këtë markë në tokën e pazbuluar prej modës, Azinë. Seul, Tokyo, Shangai përdorin tashmë markën e saj.

E diplomuar për letërsi,  në Bocconi të Milanos, 66-vjeçarja nisi karrierën  si gazetare. Për mbi 10 vite ka punuar si redaktore në revista të ndryshme mode në  Itali.   Në revistën “ Vogue Italia” (për fëmijë) bashkëpunoi me emra të njohur të fotografisë si Sarah Moon, Bruce Weber.  Pasi largohet nga “Vogue Italia” i lindi idea për të krijuar një revistë mode. Revista  “Elle”  vazhdon të jetë një nga revistat më të njohura të modës në botë. Mosmarrëveshjet me pjesën tjetër të stafit e detyrojnë 39-vjeçaren të largohet nga bota e gazetarisë për t’u shndërruar në bizneswoman.  

Bashkëpunimi më fotografë të njohur i  rrënjosi pasionin për artin. Arti e lidhi  me dashurinë e jetës Kris Rouhs, artistin amerikan.  Dashuria e saj ende nuk është kurorëzuar, ndonëse kanë  24 vite që janë njohur. Sëbashku ideuan logon e “10 Corso Como-s”, galerinë e famshmë të artit contemporan. Nëse vendos të vizitosh qytetin e modës, Milanon nuk mund të  largohesh pa e vizituar këtë vend. Gjatë javevë të modës, “10 Corso Como” është pikëtakimi i stilistëve dhe modeleve më të njohur të botës së fashion-it.  Biznesëoman pohon  se ia arriti qëllimit të saj fillestar  të krijonte një vend ku njerëzit të ndiheshin mirë. Një vend ku njerëzit të thonin “shihemi , takohemi tek 10 Corso Como”. Gjatë 22 viteve ajo ka organizuar në galerinë “Carla Sozzani” mbi 260 ekspozita fotografie. Është e para galeri që u krijua për të ekspozuar fotot bardh e zi.

E lindur në Mantova të Italisë, ajo është  një qytetare e botës.

“Mua më pëlqen të udhëtoj. Ka mënyra të ndryshme për të stimuluar  kreativiten, kuriozitetin. Por ajo që është më e rëndësishme është se unë jam e apasionuar pas asaj që bëj. Ndaj edhe se punoj gjithmonë, gjatë gjithë kohës, për mua është pasion është sikur të isha me pushime. Fakti që udhëtoj për mua është pushim. Nëse jam e lodhur, shumë e lodhur shkoj në Porto–Fino 2-3 ditë.”- rrëfen ish-gazetarja e modës.

Nuk i pëlqen të udhëtojë me makinë, sa herë i jepet mundësia 66-vjeçarja udhëton si pasagjere në motoçikletën e tipit “Vespa” e drejtuar prej Kris.
Familja e Sozzan-it është e rrethuar nga bota e modës dhe artit. Është motra e Frankës, drejtoreshës së revistës “Vogue Italia”. Vajza 39- vjeçare Sarah ka ndjekur hapat e nënës së saj, ajo është redaktore e revistës “Vogue Italia”. Francesco, nipi i saj është fotograf i po të njëjtës revistë. Pavarsisht se punojnë të gjithë në fushën e modës në mbledhjet familjare  moda mbetet jashtë bisedave të tyre. Carla Sozzani ka qënë gjithmonë inovatore në ide, në të përcjellurit e modës dhe të  marketingut. Ndahemi me të në pritje të një krijimi të ri “Made in Sozzani”.

Redaksia online