Putin dhe Al Sisi
Presidentët e Rusisë dhe Egjiptit, Vladimir Putin dhe Abdel Fattah El-Sisi, theksuan në një bisedë telefonike mbrëmë (14 Nëntor) se palët e përfshira në konfliktin izraelito-palestinez duhet t'i japin fund luftës dhe të lirojnë pengjet sa më shpejt të jetë e mundur.
Kjo është thënë nga shërbimi për shtyp i Kremlinit siç raportohet nga Tass.
“U nënvizua rëndësia kritike e një armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur, lirimi i pengjeve dhe ndihma humanitare për civilët në Gaza. Të dy liderët folën në telefon për të diskutuar "situatën e përkeqësuar në zonën e konfliktit izraelito-palestinez”, tha shërbimi për shtyp në një deklaratë.
Të dyja palët shprehën "shqetësimin e tyre të thellë për viktimat e paprecedentë të civilëve, duke përfshirë mijëra gra dhe fëmijë".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Lideri Iranian drejtuar Hamasit: Ne nuk do hyjmë në luftë për ju! Shaktërrohet parlamenti i Gazës! Mediat: Bllokim për marrëveshjen e pengjeve









