Biseda të dyshimta me pronarët e bizneseve në Jalë, IMKT shkarkon katër inspektorë në Vlorë (EMRAT)

Biseda të dyshimta me pronarët e bizneseve në Jalë, IMKT shkarkon katër inspektorë në Vlorë (EMRAT)

Dallëndyshe Bici

VLORË- Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici gjatë një mbledhje urgjente ka shkarkuar nga detyra katër inspektorë të degës Vlorë.

Vendimi i saj ka ardhur pas shfaqjes në media të një regjistrimi ku përfshiheshin edhe inspektorët e IKMT në biseda të dyshimta me poseduesit e objekteve të prishura gjatë aksionit të fundit në Jalë.

Bëhet fjalë për inspektorët: Jurian Mina, Alesio Haxhiraj, Olti Shabani dhe Vilson Lalaj.

Asnjë dhe asgjë nuk do të mund të njollosë punën tonë plot saktifica, rreziqe dhe pengesa në shërbim të komunitetit dhe ligjit.

Dallëndyshe Bici

Më tej ajo ka falenderuar mediat dhe ka shprehur vendosmërinë se cilido që tejkalon kompetencat e tij, shkel ligjet, apo kërkon të shfrytëzojë sadopak punën e shtetit shqiptar, do të përballet me drejtësinë.

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit prishi 9 biznese të ndërtuara pa leje në vijën bregdetare të Jalës. Objektet e prishura nga IKMT ishin kryesisht biznese në fushën e hotelerisë dhe shërbimeve.

Gjatë aksionit, pronarët e bizneseve kundërshtuan prishjen e ndërtesave të tyre me pretendimin se nuk ishin njoftuar. Madje disa prej tyre dolën kundër aksionit duke u përplasur me policinë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • loni: 21/09/2018 16:06

    po kta pqskan qen maskarenj me patent car jan ktonpun as ne afrik nuk degjoen besoj te ter kta militant te PS nga vlora e no nje mbetje e shpetim idrizit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja