IKMT prish 9 biznese pa leje në Jalë, policia shoqëron me forcë 7 pronarë, mes tyre një vajzë 14 vjeçe /VD

VLORË- Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, ka nisur një aksion sot në mëngjes për prishjen e 9 bizneseve të ndërtuara pa leje në vijën bregdetare të Jalës. Objektet e prishura nga IKMT janë kryesisht biznese në fushën e hotelerisë dhe shërbimeve. Inspektoriati sqaron se këto biznese janë njoftuar që prej 15 korrikut për prishjen, dhe iu është bërë thirrje të largoheshin pasi këto objekte nuk mund të legalizohen pasi ndërtimet janë bërë në tokën e ushtrisë. Report Tv ka raportuar se pronarët e bizneseve kundërshtuan prishjen e ndërtesave të tyre. Ata thonë se nuk janë njoftuar për këtë aksion. Disa prej tyre kanë dalë kundër këtij aksioni janë përplasur me policinë dhe kanë thënë se po tentohet që të nxirren me dhunë. Policia shoqëroi në Komisariat 7 nga pronarët që kundërshtuan ndërhyrjen e IKMT-së dhe Policisë së Shtetit.

(Pronarët duartrokasin në shenjë proteste aksionin e policisë)

"IKMT prish 9 objekte në zonën e Jalës. Objektet një dhe dy katësh me funksione shërbimi, kryesisht hoteleri. Objektet e prishura janë ndërtime pa leje dhe të përjashtuara nga procesi i legalizimit. IKMT ka bërë njoftimet dhe po vijon puna sipas përcaktimeve të ligjit"-thuhet në njoftimin e IKMT.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:06
Shembja e bizneseve pa leje, Policia shoqëron me forcë 7 pronarë në Jalë, mes tyre një adoleshente

Policia e Shtetit ka shoqëruar 7 nga pronarët e objekteve të shembura në Jalë, që kryesisht kanë shërbyer si biznese. Mes të shoqëruarve është edhe një vajzë adoleshente 14-vjeçe. 7 prej tyre kundërshtuan ndërhyrjen e IKMT-së dhe janë shoqëruar në polici. Në pamjet e Report Tv, shihet shoqërimi i tyre me forcë në komisaria

Ora 11:34
Aksioni i IKMT-së për ndërtimet pa leje, dy deputetë të PD nisen në Jalë (VIDEO)

Pak orë pasi Inspektoriati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit zhvilloi një aksion për prishjen e 9 objekteve në Jalë, kryesisht biznese dhe lokale, dy deputetë të PD-së janë nisur për atje.Nada Meçorapaj dhe Agron Shehaj kanë shkuar në mbështetje të pronarëve të bizneseve në Jalë. Të enjten, Partia Demokratike ka organizuar të mbledhë edhe grupin parlamentar në këtë qytet.

Ora 11:16
Shembja e bizneseve në Jalë, flasin pronarët: Na latë rrugëve, kemi bërë si gjithë shqiptarët (VIDEO)

Pronarët e bizneseve të shembura në Jalë nga IKMT mëngjesin e sotëm, kanë folur për Report Tv dhe kanë thënë se kanë rreth 30 vite në këtë tokë. Ata thonë se pavarësisht vendimit të ALUIZNI-t, vendimi për prishjen e objekteve nuk duhet të kishte ndodhur. Një prej tyre, ka thënë kanë vepruar njësoj si të gjithë shqiptarët.

Kemi bukën e fëmijëve, na latë rrugëve, more! Edi Rama, je kriminel me pagesë!

Siç e patë, ne si familje kemi kaq ditë që jemi çorientuar. Këtu është korrupsion i madh, duan rërën, duan dhe malin. Duan të na heqin objektet që kemi 30 vite si familje. Duan të na asgjësojnë krejtësisht. Po na prishin objektet bashkë me mallrat që kemi brenda. Sot jemi midis rrugëve. Fëmijët tanë s’kanë ku të venë. Të 6 objektet këtu janë shtëpi banimi, të pajisur me dokumente. S’kemi marrë njoftim. Duam të na sjellin urdhërin me shkrim. Në orën  07:30 kanë sjellë tërë këto forca sigurie, kam bërë një gabim në jetën time: I dhashë 300 vota Edi Ramës që më ka mashtruar.

Kemi ankimuar vendimin në Gjykatë. Ata pretendojnë se kemi ndërtuar në pronën e SHPU-së. Kemi dokumente shtetërorë që tregojnë se ata janë mbivendosur.

Pronarët e bizneseve të shembura në Jalë

Jemi pronarë që nga ’92-shi.  S’po na lenë të marrim as rrobat tona. Kemi dokumentet, kemi 30 vite këtu. Në vitin 2016 na pa ministria e Mbrojtjes këtu? Ku i gjeti 45 mijë metra katrorë policia. Po na hedhin gjërat në tokë. S’kemi bërë krim, kemi bërë si gjithë shqiptarët.

Pronarët e bizneseve të shembura në Jalë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexues: 19/09/2018 08:54

    Mire tu behet!!!Jane shume injorante kur thone "si gjithe shqiptaret"...as 20% e shqiptareve nuk jane keshtu...fillo nga qytetet me te vogla e deri te te medhate...shikon 100 biznese te vogla ngjitur me njeri tjetrin dhe pastaj sheh kafene 3 kateshe ne mes te lulishtes me hapesire gjithe lulishten..eshte per teardhur keq qene nuk dallojme te drejten ose nuk e duam atekur eshte kundra nesh..nese nuk do kishim pranuar virusin e te keqes do kishim vetem nje pjese te vogel bastardesh dhe atyre do tia hanim kockat..

    Përgjigju
  • ERJON: 18/09/2018 19:44

    o po bjeri qe nga jugu ne veri pastroje vendin nga shemtirat le te dale e bukra

    Përgjigju
  • vjeshta: 18/09/2018 13:08

    "Kemi bërë si gjithë shqiptarët!!!!" Edhe unë shqiptar jam, e shumica dërrmuese. Po nuk kemi hotele e restorante pa leje mbi tokën e kujt tjetër! Prandaj, mirë e keni. Biles ti prishni me shpenzimet tuaja dhe ta pastroni vendin.

    Përgjigju
    • Justice: 18/09/2018 20:38

      Po more po thuaj...shqiptar jemi dhe ne,po nuk kemi zene 1 mm toke.aq me keq per biznes.30 vjet ja keni nxjerr leket..ti kishit investuar diki tjeter me rregulla.

  • Fredi: 18/09/2018 11:48

    Nuk ka ligj 7501 per tokat ne bregdet. Te tjerat jane fjale dhe reagime jo racionale. E ndertove pa leje, tani ta prishen, kaq.

    Përgjigju
    • Fredi: 18/09/2018 14:57

      Nuk ka ore bageti fshati te dhj**sha emrin e gjyshit qe ke. Ligji 75001 eshte per toke arre dhe jo per ndertime turistike. Vipat dhe rripat ju fshataret si sollet ne parlament se ne zonat tuaja kandidojne. Tani mbajini dhe ne kurriz.

    • Fetahu: 18/09/2018 13:13

      E pse spaska o tope, apo eshte zone hajdutesh VIP riviera?

  • emi: 18/09/2018 11:45

    kjo familja ka zbritur nga Piluri. ato prona jane te Vuniotave

    Përgjigju
  • Kafsha: 18/09/2018 11:32

    Arsyetimi: “kam bër siç bëri tjetri”, është tejet qesharak dhe i ulët dhe sidomos kur bëhet fjalë për paudhësinë e paligjshmërisë! 28 vjet shkatërrim total i pyjeve, kullotave, hapsirave publike, lumenjve, masakra mjedisore kundra brigjeve të detit e tokave të prodhimit bujqësor. U ndërtuan shtëpi fundërrina e shëmtira të papara ndonjehere ne botë. Na vjen turp të sjellim ndonjë mik të huaj se është bërë batërtia. Urgjent ushtria me Juntë Ushtarake të “pastrojë” e rehabilitojë vendin në rreze 2km nga bregdeti për në brendësi të territorit që nga Konispoli në Vermosh! Të ndëshkohen gjith fundërrinat që nga banorë të thjeshtë neandërtalë e deri tek pushtetarë lokalë fshatarë, arkitektë, noterë e avokatë që kryen në grup masakër mjedisore në të gjithë vendin!

    Përgjigju
  • tonin: 18/09/2018 11:21

    edhe un dua te ngre nje lokal aty..

    Përgjigju
  • Toni: 18/09/2018 10:38

    Kriminela jane ata qe i kthyen plazhet ne pyje betoni!

    Përgjigju
  • Labi: 18/09/2018 09:11

    Po keta “jo kriminela” kur I ndertuan pyeten njeri?

    Përgjigju
    • bledi 1: 18/09/2018 09:36

      i ke ren pikes... duan te zaptojne plazhin perlen e shqiperise... po me vilat e ilir metes aty te shkuma party do prishen?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion