U kapën me ferma kanabisi në Britaninë e Madhe, shqiptarët dënohen me burg! Njëri doli zbuluar nga shenjat në kanaçen e birrës dhe bishtin e cigares

U kapën me ferma kanabisi në Britaninë e Madhe, shqiptarët dënohen me burg! Njëri doli zbuluar nga shenjat në kanaçen e birrës dhe bishtin e cigares

Aleks Gjini dhe Jetmir Metushi

Jetmir Metushi, një shqiptar i përfshirë në kultivimin e kanabisit në shtëpi bari në Angli është dënuar me 5 vite burg. Ai u arrestua më 5 shtator të vitit 2021 pas bastisjes së policisë në një banesë në Leeds, ku kishte rreth 402 bimë kanabisi që ishin gati për korrje dhe nëse do të dilte në treg, do arrinte vlerën 200 mijë dollarë.

Në gjykatë, Metushi ishte në lidhje live me video së bashku me një tjetër shqiptar, Aleks Gjinin, i cili kishte rolin e kopshtarit në fermën e kanabisit. Ky i fundit u dënua me 2.5 vite burg. Në gjykatë, 32 vjeçari pranoi akuzat ndërsa avokati tha se klienti i tij kishte punuar në bujqësi në Shqipëri, ku gruaja dhe dy fëmijët e tij jetojnë ende.

Ai kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe vetëm pak muaj para arrestimit dhe ishte rekrutuar për të punuar në fermën e kanabisit nga një tjetër shqiptar. Edhe Metushi, 30 vjeç, pranoi akuzat se përshtati dy ambiente për kultivim kanabisi. Në një shtëpi bari që u bastis nga policia më 1 qershor 2020, forcat blu gjetën bimë narkotike të shpërndara në tre dhoma të rritjes, si dhe kanale, ndriçim dhe një instalim të paligjshëm të energjisë elektrike, shkruajnë mediat britanike.

Metushi doli zbuluar nga shenjat në një kanaçe birre dhe në një bisht cigareje. Shqiptari shkoi në Britaninë e Madhe pasi i ishte premtuar se do të fitonte mjaftueshëm para. Për 2 vite punoi në ndërtim por u pushua nga puna gjatë pandemisë dhe flloi të punonte si kopshtar i fermës së kanabisit.

Telefonat celularë të sekuestruar nga Jetmir Metushi treguan se ishte i përfshirë në gjetjen e pronave të boshatisura që të përshtateshin në ambiente për kultivimin e kanabisit si dhe gjetjen e personave të përshtatshëm që të punonin në ferma dhe u jepte atyre këshilla teknike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë