Bisedat e përgjimeve për fitimet nga trafiku i drogës: Një shoku im që ha bukë e djathë ka blerë ‘Benz-a’ të rinj! I p*lluan ato polakët, duan rrugë greku

Bisedat e përgjimeve për fitimet nga trafiku i drogës: Një shoku im që ha bukë e djathë ka blerë ‘Benz-a’ të rinj! I p*lluan ato polakët, duan rrugë greku

1687962310_spakpergjime.jpg

Report Tv ka zbuluar detaje të tjera nga dosja e përgjimeve që shkatërroi grupin kriminal prej 21 personash të cilët kryenin trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë, Greqisë e shteteve të tjera të BE-së. Një prej drejtuesve të grupit kriminal është Artur Sulaj, i cili bisedon me Sulo Pajon dhe i tregon se si një shok i tij po blen automjete tip ‘Benz’ duke shitur drogë.

Më pas i tregon fitimet nga trafiku i drogës dhe përmend polakët të cilët kërkojnë të bëjnë rrugë nga Greqia për t’u furnizuar me lëndë narkotike.

Artur Sulaj: Europa nuk është vetëm Shqipëria e Turqia, ai vetëm turku si i ka kamionat kshu në të gjithë botën, vetem turku i llogarit, i palluan ato mor Polaket e ato a i ke pa te gjithe kerkojne rruge Greku! Se vijne mbushen!

Sulo Pajo: Po edhe nga Greqia, ikin nga Greqia qe dalin në Brindizi.

Artur Sulaj: Po mo e ka oferten une me e cu direkt ne Itali o vlla, e kam unë oferten, heee, e kam oferten edhe me ngarkese, me ngarkese me ta ngarku e me shkarku në Itali,te dyja bashke edhe kete edhe kete eshte oferta, ste lejne me marre fryme o burré,te punosh me dy kamiona e ka ba një shoku im, qe ai hala ha buke e djathe e domate ka ble benzat e ri u ba ai me ble benza, qe s’pinte kafe ne autogrill, ta shofesh sot u ba ai me tre kamioni! Q** robt o burré e di ca do të thotë e tre dite rruge, mos shif kete se ky sdi rruget. Po une nisesha në dy të natës ketu e mbërrisha në dy të natës atje, se ne na vononte kufiri, por po ta programosh punen me 1 fjale qe mos të kapi ai trafiku fillim jave edhe kthimin ta besh fundjave jo fillim jave se dihet se cohen te gjithe…

Sulo Pajo: Duhet mesi javës për te ikur tutje dhe te vish fundi javes…

Artur Sulaj: Ta kapësh pooo te ikish te merkuren e të kthehesh të shtunën për këtej Ke parasysh ca ashtu eshte!!!…ca levärdie ke kätej, se tashi po kthehen se ngace e bishin me nga dyqind treqind kile e sipër, teshi spo ashu dot me !!! I bine rruget rralle dhe a e ke pa si mungojnë gjanat këtu në Shqipërill!Kur mungojnë gjanat ne jemi pa punë ne dhe te gjithe, teshi ca kané ba, kanë kapë kamionat si puna jone edhe bien nga 20 e 30 se po ta kesh 30 vendin, sa te kesh vendin aq bine aty, nuk o problemi se ke porosité 20 teshi sjell 15!! Ku ka atje o burré atje ta bje thesin, mbushe thotë tepricën e coj mbrapsht!!E ke parasysh ca bohet për anej po anej vetëm po re në sy qe ta bon me gisht psh e të vihen nga mrapa deri në kufi po ato jane raste të rralla se atje kanë një gja te miré se lidhesh me dy tre klienta psh ja merr një canté dy me rroba, se ke shume individa që marrin një thes me kmisha një thes mee ke parasysh!

Sulo Pajo: qe mos të merren me këto merren me këto!!

Artur Sulaj: Eeece bravoooo! Edhe e mbushin dy tre kater canta i mbushin se varet si e ba ai rrugën, se vetëm këtu i nxjerrin probleme për ato kur hyjnë në kufi në shqipëri se andej spjerdh kush!!

Sulo Pajo: Edhe këtej sa ti japi një 50-she e ike kris bythen!

Artur Sulaj: Pooo po pra…

Sulo Pajo: Se dhe ai nuk ka me ca do merret do merret me ketol!

Artur Sulaj: Ai kur te shofi keto mě doli 20-she thotë e sipër,e merret me këto këto të tjerat ka harra fare eshte në autobus pastaj cdo kufi po pa ato harro cdo gje pse a nuk i bisha rrobat une nga Italia ashu bisha une dy mije pale jeanse!!

Po i ngjeshin shume p***** nonës me i fjale i fusha unë në dy thase, dymije pale jeans ne dy thase!!!! merrsha une 200 euro për ato edhe u merrshin ketu ne Durres kur visha vetem me keto ehe keto topat e kto gjona pastaj the po skam pas vend une mo mrapa jane ba vendet, te kisha pas vend une kshu me e !! Traget mo pilot në traget tu hyp kshu pse se je komplet out! Ei po harroje me kete ketu, ky ketu është fat ju tek palla me e kap mire sju tek prapë e ke parasysh….

Sulo Pajo: Aty ti vësh nji aparat aty, me kamer!

Artur Sulaj: Poo

Sulo Pajo: Televizor dhe navigator

Artur Sulaj: Ja ja ku qeka fiks

Sulo Pajo: Jo nuk diskutohet kjo eshte vetem me ike në Zvicer

Artur Sulaj: Ku dush mo, po je mos se dhe ne Zvicer nuk té lujne jo se e kam bo shume! Edhe atje me te kuqe eshte po te kapi lapsi hap krahun

Ora 18:35.50

Sulo Pajo: Keto syze more ni, te qerosi?

Artur Sulaj: Po jo mo, smi ka sjelle bythq*** sa lek i falsha legenit për dreka per darka nga 200,300 euro për rruge. Ti shkruj se na la ketu bythq*** o burre i dheut, teshi si do e lejme ku ta parkoj kamionin unë në Durrës që të ikim shohim i cike atje?

Sulo Pajo: Kétej…

Artur Sulaj: A do iki te shohim vendin?

Sulo Pajo: Po.

Artur Sulaj: Se une se kam pa si e kane ba, e kam vetem kur hiksha here pas here tu e montu se qe kur mu dogj furgoni skam shku mo i q*** nanen!

Biseda nr. 2381, datë 01/06/2021 ora 18:58:26, kamioni me targë AA 923 ZZ”, shtetasi Sulo Pajo, i cili eshtë  Sulo Pajo, bisedon në kamion me shtetasin Artur Sulaj, nga përgjimi ambiental rezulton se biseda ka këtë përmbajtje.

Artur Sulaj: Ja q* robt ky ora shtate o burre i dheut vari k...

Sulo Pajo: Ai tha në ora 6, per kete thu ti par te pa makinen!

Artur Sulaj: Sa u nisa 10 minuta jam a kokrra e legenit aaaee ke parasysh si ke bese mo ketij ky edhe mund te flasi te drejten, ky vetem rren o burre i dheut!

Sulo Pajo: Qerosi e?

Artur Sulaj: Ei o shok ne Turqi, o burre, arrite gelldap gjonat as sdo me dité kur u nise, kur ta gjesh ngarkesen o shok se skemi ca bojme jo sikur keto he arrite u nise…eshte shume e rehatshme vketej e ke punën sagliam.

Sulo Pajo: Ja këtu e shqipersie, kur futesh qe ike në turqi tani..

Artur Sulaj: Jo ste prek kush ne shqiperi!! E ca do tbojne!!

Sulo Pajo: Them qe thone iken ky shpesh here

Artur Sulaj: E pra ka ike ky dy here e se kane lujt skane ca i bojne pse ne Durress me hy skane ca te bajne vetem nese kane merak targén, kshu ste lun kush se ka shumë greku turqia ke parasysh!

Sulo Pajo: Pse s’kalon nga Kapshtica?

Artur Sulaj: Nuk len greku me kalu, me dale! Me hy po

Sulo Pajo: Prandaj ikën nga Kakavija ky?

Artur Sulaj: Pooo. 30 copa aty edhe 20 i zen?

Sulo Pajo: Poo.

Artur Sulaj: Pesëdhjetë, njëzet e pesë copa.

Sulo Pajo: Ke goxha hapësirë, merr me shume.


Lajmi kryesor:

'Ta provojmë një herë Turqinë o burrë...' Përgjimet që zunë mat trafikantët e drogës, Report TV zbardh dosjen e operacionit 'Nga bregu në breg'


  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!