Bisedat e plota për kapjen e gjyqtarëve në Korçë, ja si u la i lirë Oltion Bali

Bisedat e plota për kapjen e gjyqtarëve në Korçë, ja si u la i lirë Oltion Bali

Gjyqtarja Mimoza Margjeka

Nejton Bali, ka biseduar në datën 20 korrik 2020 me nënën e tij, Afërdita, ku kjo e fundit e ka pyetur se çfarë i ka thënë Skënderi dhe Nejtoni, i përgjigjet se Skënderi ka dërguar njerëzit e tij në Korçë, tek gjykata dhe data nuk ka dalë e afishuar. Që del këtë javë nuk diskutohet. Sipas Nejtonit, Skënderi i ka thënë se ka future miq me peshë dhe e ka pyetur nëse I ka marrë lekët me vete dhe sa lekë kishin marrë. Nejtoni I ka thënë se kishte 5 mijë euro por Skënderi, i ka bërë me dije se duhen 6 mijë euro dhe nuk kishte problem edhe nëse ishin lekë shqiptare. Skënderi, i ka pohuar se do të bënte më të mirën e mundshme dhe miqtë i ka futuar e do arrinin të bënin diçka. Nejtoni, ndërkohë i konfirmon të ëmës se i ka dhënë lekët Skënderit. Ky i fundit gjithashtu, i ka thënë Nejtonit që të bënte me dije të ëmën, Afërdita, se paratë po paguhen për ta prurë Orionin në shtëpi dhe se po mundohen për të kryer punë, njerwzit i ka të fuqishëm atje. E ëma e pyet edhe një herë nëse u bënë 6 dhe Nejtoni i konfirmon se u bënë. Ndërkohë Skënder Dimiraj, bisedon me Albert Zhilla, të cilin e sqaron se kanë arrestuar një mikun e tij në Pogradec dhe e kanë çuar në Korçë. Mandej Skënderi e pyet, nëse kanë ndonjë të njohur në Apelin e Korçës.  Berti i bën me dije se ai tashmë është shkëputur, ka pasur 2-3, por ata kanë dalë në pension dhe kanë ardhur të rinj, por do pyeste njëherë mos njihte Klodi, djali i tij Klaudjo Zhilla. Skënderi ndërkohë i thotë se ka dalë datë e gjyqit, konkretisht është caktuar seanca për në datën 22 korrik 2020 dhe në vijim i dërgon me sms Albert Zhilla me përmbajtje “…Personi është Orion Bali dhe gjyqi është në datën 22 në gjykatën e Apelit Korçë…”. Mandej në 22 korrik 2020 në orën 13:02, Skënderi komunikon me Klaudjo Zhilla , të cilit sipas bisedës që kishte bërë me babain e tij Bertin, i ka shpjeguar se ka një mikun e tij atje dhe se çështja i kishte rënë Olsi Xhavellës, ky i fundit gjyqtar në gjykatën e Apelit Korçë. Klodi i bën me dije se probleme është se ata janë tre veta. Dy i gjen ai, njërin e ka në hotel se e ka mik edhe atë, atë me mbiemër Cara dhe janë nga Tirana, zonja nga Tropoja. Kurse për Olsin shprehet se nuk jep garanci, pasi është zhytur keq. Skënderi pasi e pyet Klodin, nëse është në Korçë dhe ky i përgjigjet se mund të shkojë të nesërmen, Skënderi I bën me dije se dosja i ka rënë në short Olsit. Klodi i bën me dije se do të shkojë të nesërmen në Korçë, do e thërrasë Olsin, do e takojë dhe do e shikojë ku është situata e do i thotë. Po në datën 22 korrik 2020 Skënderi komunikon me Klaudjo Zhillën dhe ky i fundit i kërkon ti dërgojë me mesazh emrat e të arrestuarve. Por Skënderi i bën me dije se ai mbron vetëm njërin prej tyre dhe ai quhet Orion Bali. Klaudjo i bën me dije se e ka lënë të nesërmen të takohet me të.

Klaudjo në vijim e sqaron Skënderin në lidhje me gjyqtarët, duke i bërë me dije se njëri është nga Tirana, është me mbiemër Cara, i ka miq atë dhe të shoqen e cila është nga Tropoja me origjinë. Kurse tjetra është një grua nga Pogradeci, të cilën nuk e njihte. Sipas dosjes hetimore më datë 27 në orën 20:00, Nejtoni komunikon me dikë dhe i përgjigjet se është kref me atë, do i përgjigjet se i ka kërkuar edhe 1500 euro të tjera, por do ti përgjigjet se nuk ka për të lënë njerëz brenda. Ai ka paguar 6 dhe i ka thënë mos ta linte për sekondën e fundit pasi lekët ka një javë që ja ka dhënë.

Ai (për Skënderin) i ka thënë se e fundit fare të shtojë edhe 1500 të tjera, tja japë avokates. Ndërkohë në datë 28 Nejtoni, i dërgon sms Skënderit, duke i thënë t’ja ndante shpejt këtë punë, pasi nuk kishte ca të bënte në sekondat e fundit se do i ngelej i vëllai brenda. Po më datë 28, ora 13, Skënderi komunikon me Klaudio Zhillën, i cili i sqaron se ka ndërruar numrin e telefonit pasi ia ka bllokuar i biri dhe Skënderi i bën me dije se është rrugës duke ardhur. Klodi, i bën me dije se tani po vete të takojë dhe atë, të shoqin  e asaj gruas se ai është këtu. Po në vijim të datës 28 Nejtoni i dërgon sms Skënderit dhe i thotë se po ashtu ti thotë asaj avokates ti japin edhe 1500 euro dhe ta mbylli ajo, se do ta nxjerrë se s’bën. Më vonë në darkë, rreth orës 20:00, Nejtoni komunikon me Skënderin dhe e pyet se ça ka ndonjë gjë të mirë, ky ja mbyll dhe i thotë do të marrë vetë. Më datë 29 Klodi takohet  me Arben Carën dhe gjyqtaren Margjeka. Më pas në 9 e 42 Cara dhe e shoqja i hipin makinës dhe lëvizin në drejtim të gjykatës. Në orën e 10 e 36, Klodi Skënder Demiraj dhe Arben Cara takohen në një restorant, më pas në 11 e 06, Cara takohet me të shoqen dhe pas 4 minutash kjo e fundit hyn në gjykatë. Gjithashtu në dosje thuhet se Nejtoni më datë 29 korrik bisedon me të ëmën dhe e sqaron se ka arritur 99 për qind, në këtë formë 6 mijë euro ua ka dhënë atyre “…ta nxjerrin sot…, duhen 5 milionë lekë garanci pasurore banka, ajo gjykata kur të mbarojë çështja i tërheqin mbrapsht. E kanë lënë 6 mijë, jo 7 e 500, nuk e ka prerë në besë…”. Mandej në dosje thuhet se vijim bisedojnë me të ëmën se ku do i gjejnë lekët. Nejtoni i thotë se “…sot do i pagujnë lekët miqtë e Skënderit dhe nesër duhet tja çojnë paratë ose mund të vijnë e ti marrin në Tiranë. Me eurot kanë mbaruar punë por do i japin lekë shqiptare për garanci…”. Skënderi i ka thënë se me 99 përqind këtë punë e ka të mbaruar,pastaj në se e hanë në llaf gjyqtarët do kenë punë më të. Më datë 29 rreth orës 13, Cara takohet me të shoqen dhe me të ka qenë edhe një person tjetër rreth, 60 vjeç. Pas disa minutash Margjeka është futur në gjykatë. Rreth orës 13 e30, Skënder Demiraj dhe Nejton Bali kanë shkuar para gjyaktës dhe kanë qëndruar për pak në një kafe, ndërsa Demiraj është ngritur dhe ka hyrë në gjykatë. Në orën 14e 34, Arben Cara ka dalë nga gjykata dhe është ulur te kafja ku ishte Nejtoni. Në 15 e 12 Skënderi del nga gjykata dhe Nejtoni ngrihet nga kafja.

I telefonon të ëmës dhe i thotë se Orioni ka dalë. Në 15 e 11, Skënderi komunikon me Klodin dhe i thotë se mbaroi punë. Për këtë ngjarje është arrestuar Nejton Bali, vëllai i Oltionit, Klaudjo Zhilla, Skënder Demiraj të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, duke i dhënë gjyqtares Mimoza Margjeka, nëpërmjet bashkëshortit të saj, Arben Cara, një shumë prej 6 000 eurosh, si përfitim të paligjshëm. Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore” prej 5 milion lekë të vjetra, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja