Si një ndër zonat me risk të lartë për zjarret gjatë stinës së verës, Mirdita ka shtuar kapacitetet njerëzore dhe logjistike për të përballuar çdo situatë emergjente që mund të krijohet.
Plani i masave u prezantua gjatë një takimi me personelin zjarrfikës dhe strukturat e tjera përgjegjëse, ku morën pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, si dhe Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi.Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Mirditë, Agim Lleshaj, bëri të ditur se vëmendja kryesore do të përqendrohet përgjatë Rrugës së Kombit dhe në zonat urbane, ku do të stacionohen mjete zjarrfikëse dhe personeli i nevojshëm për ndërhyrje të shpejtë.
“Kemi përgatitur plan masash për parandalimin e zjarreve. Do të përqendrohemi te rruga e Kombit, pjesa tjetër do të jetë në zonat urbane. Këtë vit personeli është shtuar me 6 punonjës të rinj”, tha Agim Lleshaj.
Kryetari i Bashkisë Mirditë Albert Melyshi kërkoi angazhim maksimal nga të gjitha strukturat për t’u përballur me situatat që mund të krijohen gjatë muajve të verës. Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, vuri theksin te rëndësia e parandalimit dhe reagimit në kohë për të shmangur përhapjen e vatrave të zjarrit.
“Pres një gatishmëri dhe angazhim maksimal. Shpresoj që mos të kemi raste emegjente si ato vitin e kaluar”, tha Albert Melyshi.
Për shkak të terrenit malor, Mirdita mbetet një nga zonat më problematike sa i përket zjarreve. Vitet e fundit, numri më i madh i rasteve është regjistruar në sipërfaqe pyjore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme
Komente








