1764341916_iglihaxhiaj.jpg

Nga bisedat e zbërthyera nga aplikacioni SkyECC, dalin në dritë bisedat e shëmbyera nga oficeri i Antiterrorit me persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Në përgjithësi bisedat konstatojnë në gjendjen e mallit të mirë dhe të pastër (kokainë) ndërsa kërkohet dhe dërgimi i fotove për të parë cilësinë. Në një episod, Haxhiaj i kërkon një tjetër personi mundësimin e futjes në Shqipëri futjen e 4-5 copë (referuar pakove të kokainës) për llogari të tij.

Pjesë nga dosja hetimore:

Biseda e datës 10.02.2021.

I.Haxhiaj:  Po me thot nje shok tjeter qe ka nje te mire ne roterdam, me 27 na e le, e ka logon 111 ja te flas per foto.

1UN9CQ: ok me sill foto qe ta flas … kjo eshte?  Ma konfirmo

I.Haxhiaj: ajo eshte.

1UN9CQ: po me thon cunat me sill nje foto te shohim luspen, po te thyer thuaj vlla         

I.Haxhiaj:

Më datë 12.02.2021, shtetasi Igli Haxhiaj dërgon dhe disa foto të tjera të kësaj natyre.

1UN9CQ: ja cova sa te me kthejn pergjigje, pyete nje her mos eshte e lame…

Igli Haxhiaj: Keto qe te cova tani me thot jan 100% colo, origjinale.

1UN9CQ: ca vendi jane

I.Haxhiaj: Roterdam me duket, po te pyes fiks se eshte nje shok tjeter ky

5. Bisedë e datës 14.12.2020 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodit pin 8AIVIH.

8AIVIH: Cfar cmimi ka ne holland. Me pyet nje here sa per info

I.Haxhiaj: ok dhe te them...sa e ka cmimin kjo ne brc……… Ne holland nga 31.5 deri ne 32.5 e kan pas marr keta cunat.

8AIVIH: Brc diku 30, 29.5 mundem

I.Haxhiaj: Jane shume ne barcelon? 

8AIVIH:  500 por mbase tja sasi me te madhe ne holland se duke i nxjerre jemi

Bisedë e datës 15.12.2020.

8AIVIH:  File holland 29.5, eshte malli jon …

I.Haxhiaj: Ja te flas vllai direkt, a jane shume?

8AIVIH:  Vetem skemi shume kile se po shperndahen... Hap gojen sa do.

I.Haxhiaj: Ne barcelone kush eshte qe takon njerzit… Se do me e pa njeri ne barcelon… Dhe sa na e le…me jep nje adrese…..

I.Haxhiaj: File po me i sjell nja 4-5 cope posht… A eshte mundesia me i sjell ne shqiperi.

8AIVIH: Une jo, un ti jap holland ose spain, pastaj shife vet.

I.Haxhiaj: Ne holland ja te shof, nga dreka do shkoj ky shoku ne brc qe ta shofi…

Më pas shtetasi Igli Haxhiaj dërgon “audiofile” me këtë përmbajtje: file per ate qe te thashe per ti sjelle ketej, thashe ti merrja per vete me kupton, transport kam por nuk e di per leket a duhen atje a sduhen a mund te na presesh a se di…

8AIVIH dërgon “audiofile” dhe i thotë: Per leket s’eshte problem, mi jep dhe ne tirane, mi jep diku po se di sa kohe duhet me prit pastaj se duhet me leviz gjerat plus jemi gjithe bashke me kupton…ato i rregullon vet pastaj, merr sa te duhen ty dhe leket i jep ne tirane ose andej…


Lajmi kryesor:

DOSJA/ Ish-efektivi 15 mijë € pazar për shitjen e informacioneve sekrete: Jemi 3 veta...! Dyshohet edhe pjesë e trafikut të drogës me grupin e Visit të Pojës