SHBA-të, Irani dhe një grup ndërmjetësish rajonalë po diskutojnë kushtet e një armëpushimi të mundshëm 45-ditor që mund të çojë në një përfundim të luftës.
Ndërmjetësit po diskutojnë me palët kushtet e një marrëveshjeje në dy faza: faza e parë do të parashikonte një armëpushim të mundshëm 45-ditor, gjatë të cilit do të negociohej përfundimi i luftës. Armëpushimi mund të zgjatet nëse do të nevojitej më shumë kohë për bisedimet, ka thënë një nga burimet. Faza e dytë do të konsistonte në një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
Negociatat po zhvillohen përmes ndërmjetësve pakistanezë, egjiptianë dhe turq, si dhe përmes mesazheve të shkëmbyera mes të dërguarit të Donald Trump, Steve Witkoff, dhe ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.
Një zyrtar amerikan ka deklaruar se administrata e Trump i ka paraqitur Iranit disa propozime ditët e fundit, por deri tani zyrtarët iranianë nuk i kanë pranuar.
Lajmi kryesor:
Axios: Bisedime për një armëpushim 45-ditor, Irani: S'ka rrugë të shkurtër, armiqtë duan të dalin nga kriza e municioneve! 6 fëmijë të vrarë nga sulmet në Teheran










