Bisedimet, Hashim Thaçi e Daçiç
nesër takim të ri në Bruksel

PRISHTINE - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, nesër do të vazhdojnë takimin e radhës në Bruksel, ku do të diskutohet për përshpejtimin e procesit të implementimit të marrëveshjeve.
 
Këtë e bëri të ditur, kryeministri Thaçi në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës, ku tha se Kosova këtë të diel kaloi një test jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ardhmen e saj evropiane, pasi u organizuan zgjedhjet në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, për herë të parë edhe në veri.
 
“Ky është legjitimimi më i fuqishëm edhe qytetar që i ka dhënë marrëveshjes së Prillit, mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e fuqishme të BE-së dhe SHBA-ve. Me datën 5 të këtij muaji, do të ndodh takimi tjetër, në Bruksel, për të përshpejtuar procesin e implementimit të marrëveshjeve për funksionimin e Policisë së Kosovës, në gjithë territorin e Kosovës, instalimin e sistemit të drejtësisë, sipas legjislacionit kosovar dhe në atë pjesë të territorit të vendit. Pastaj edhe funksionimi i sistemit doganor dhe çështje tjera”, tha kryeministri i Kosovës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake

Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake