Bisedimet Kosovë-Serbi më 27 Janar
Mogherini: Në fokus marrëveshjet

Bisedimet Kosovë-Serbi më 27 Janar<br />Mogherini: Në fokus marrëveshjet
Zyra e shefes së politikes së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka njoftuar se takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç, do të mbahet të mërkurën më 27 janar.

Në një njoftim të kësaj zyreje thuhet se në takimin që do të ndërmjetësohet nga Mogherini, palët do të diskutojnë zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani dhe rrugën për të vazhduar bisedimet.

Takimi i së mërkurës ndodhë pas marrëveshjes së arritur ndërmjet palëve më 25 gusht të vitit të kaluar për krijimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe, që çoi në një krizë të rëndë politike në Kosovë.

Opozita bllokoi punën e parlamentit dhe u hodh në protesta edhe në rrugë për të kundërshtuar marrëveshjen që u jep më shumë autonomi serbëve në veriun e Kosovës.

Ajo i kërkon qeverisë dorëheqjen në dritën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila vlerësoi në dhjetor të vitit të kaluar se marrëveshja për bashkësinë nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Qeveria i ka bërë thirrje opozitës për dialog politik ndërsa është zotuar se do të zbatojë në tërësi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Opozita ngulë këmbë për zgjedhje të parakohshme.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin