Bisedimet Kosovë- Serbi, Thaçi
takon Vuçiç në Bruksel

Presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, takohen sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Ky takim realizohet për nisjen e një faze të re të bisedimeve mes dy vendeve, e cila pritet të sjellë normalizimin e marrëdhënieve.

“Dy presidentët do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve, pas pajtimit të tyre, në muajin korrik, që të fillojnë përgatitjet për një fazë të re të dialogut",  deklaroi në një prononcim për mediat zëdhënësia e Bashkimit Europian, Maja Kocijančič.

Thaçi dhe Vuçiç, pas takimit të zhvilluar më 3 korrik deklaruan se kishin rënë dakort që bisedimet mes dy vendeve të hynin në një fazë të re, duke trajtuar çëshjte përtej atyre teknike.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur se këto bisedime do t’i hapin rrugë pajtimit mes dy vendeve, si dhe të ardhmes evropiane të tyre.

Nga ana tjetër Kocijančič është shprehur se në takimin e sotëm, do të diskutohet edhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve.

Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet