Bisedimet me Serbinë, prioritet
i Qeverisë së re të Isa Mustafës 

Bisedimet me Serbinë, prioritet<br />i Qeverisë së re të Isa Mustafës 
PRISHTINË - Prioritetet e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa nuk pritet të ndryshojnë nga ato të paraardhësit të tij Hashim Thaçi.

Edhe pse reformat e brendshme do të duhej të ishin preokupim kryesor, analistët thonë se dialogu me Serbinë dhe krijimi i Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së do të zënë vend kyç në agjendën qeveritare.

Sikur periudha e fundit e qeverisjes së kaluar ashtu edhe fillimi i qeverisjes së re, sipas analistit Artan Muhaxhiri, do t’ia imponojë kryeministrit që shumicën dërrmuese të energjisë ta harxhojë duke u marrë me projektet ndërkombëtare për Kosovën, shkruan Koha Ditore.

Sipas tij, kjo situatë është e dëmshme për dy arsye. Së pari, vlerëson ai, problemet e mëdha të shoqërisë kosovare nuk do ta kenë vëmendjen dhe përkushtimin qeveritar të cilin e meritojnë, rrjedhimisht edhe shanset për zgjidhjen e tyre do të pakësohen./Ekspres/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf