Ditën e sotme po zhvillohen bisedime ndërmjet delegacioneve ruse dhe amerikane në Riad të Arabisë Saudite, për arritjen e një armëpushimi në Ukrainë.
Lidhur me këtë është diskutuar edhe mbrëmjen e sotme në emision ‘Studio Live’ në Report Tv, ku Ledion Krisafi, eksperti i Çështjeve Ndërkombëtare, tha se po diskutohet për një armëpushim të pjesshëm për mos goditjen e objekteve energjitike dhe për portet si nga Rusia dhe nga Ukraina.
‘Nuk po diskutojnë për paqe, por për një armëpushim të pjesshëm në Arabinë Saudite për mos goditjen e objekteve të energjisë dhe ndaj porteve, që do të thotë as Rusia të mos godas portet dhe objektet energjitike të Ukrainës dhe e anasjellta dhe kërkohet për një armë pushim në Detin e Zi, pra të mos sulmojnë palët njëra-tjetrën në Detin e Zi. Rusët nuk duan një mbyllje të plotë të luftës në këto momente, por duan që të vijë dal nga dal’, tha ai.
![]()
Ai tha se amerikanët kanë një qaje të mirë ndaj mënyrës se si Rusia është duke i bërë këto negociata. Krisafi tha ndër të tjera, se Ukraina ka humbur shumë njerëz gjatë këtyre viteve në luftë me Rusinë.
‘Amerikanët kanë një qaje të mirë ndaj mënyrës se si Rusia është duke i bërë këto negociata dhe kjo është një qasje që Rusisë i vjen për shtat asaj. Nuk mendoj se Ukrainë do të shpërbëhet si shtet. Nga pikëpamja demografike Ukraina është shpartalluar sepse e ka nisur luftën me 37 milionë banorë dhe sot është 25 milionë, pra ka humbur shumë njerëz dhe numri i lindjeve ka rënë në tokë. Ukraina rrezikon shtetësinë nga pikëpamja demografike ,por si shtet nuk është se rrezikon’, tha ai.
Teksa u ndal tek armatimi që ka nisur në Europë, ai tha se kjo do të marr të paktën 10 vite. Eksperti tha se ky armatim bëhet në rast të një provokimi që mund të bëhet në vendet baltike.
S.B/Shqiptarja.com‘Europa do bëhet gati pas 10 vitesh për armatim, jo menjëherë. Franca do hap një bazë ajrore të re në kufi me Gjermanin dhe bëhet fjalë për 2036. Nuk është diçka që do ndodh pas 6 muaj ose pas një viti, i duhet një 10 vjeçar për tu riarmatosur. Europa është në një amulli dhe nuk di ca të bëjë në lidhje me Ukrainën. Të gjithë nuk bien dakord se çfarë do të bëjnë me Ukrainën, në tavolinën e bisedimeve Europa nuk është. Do ketë një marrëveshje paqeje pa Europën. Europa duket se nuk është e gatshme të jap një lloj garancie për Ukrainën. Armatimi që po bënë Europa se bënë se do të bëjë luftë, por nëse do të ketë ndonjë provokim në vende baltike ti përgjigjet, ky është qëllimi i armatimit të Europës’, tha ai.
Komente

