Foto: Zv/presidenti amerikan JD Vance dhe kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif

Kanë nisur në resortin Burgenstock pranë Lucernës bisedimet e para të lidhura me negociatat për Iranin. Delegacioni amerikan i kryesuar nga zv.presidenti JD Vance, së bashku me të dërguarit specialë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, ka pritur ndërmjetësit pakistanezë të drejtuar nga kryeministri Shehbaz Sharif dhe shefi i ushtrisë, feldmarshalli Asim Munir.

Sipas grupit të gazetarëve që shoqëron Vance, palët janë përshëndetur me shtrëngim duarsh, janë përqafuar dhe kanë falënderuar njëri-tjetrin përpara nisjes së takimit.


Lajmi kryesor:

Nisin në Zvicër bisedimet për Iranin, delegacionet e SHBA-ve dhe Pakistanit zhvillojnë takimin e parë! Teherani njofton mbylljen e Hormuzit pas sulmeve izraelite në Liban