Ambasada e Zvicrës në Shqipëri ka shprehur shqetësimin për shpërthimin dhunës dhe dëmtimin e pronës publike dhe private gjatë protestave.
Përmes një reagimi zyrtar në Facebook, ambasada u bën thirrje të gjitha palëve të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv.
Zvicra kërkon gjithashtu nga autoritetet të garantojnë të drejtën për tubim paqësor dhe lirinë e medias, ndërsa nga forcat e sigurisë kërkon respektimin e standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Reagimi i plotë:
Zvicra është e shqetësuar për shpërthimin e fundit të dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private gjatë demonstratave në Shqipëri.
U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t'i japin përparësi dialogut konstruktiv. E drejta për tubim paqësor është thelbësore për një shoqëri demokratike.
U bëjmë thirrje autoriteteve që të garantojnë dhe mbrojnë plotësisht të drejtën për tubim paqësor, si dhe lirinë e medias; u bëjmë thirrje forcave të sigurisë që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Lajmi kryesor:
Institucionet e BE dënojnë dhunën në protestat e Tiranës! Pas KE, reagon edhe Parlamenti Evropian: Jo përshkallëzim! Të dëgjohen kërkesat e të rinjve







