Bisedimet Ukrainë-Rusi, Turqia hedh dyshime: Nuk do të zhvillohen nesër, kërkesat e Putin 'joreale'

Bisedimet Ukrainë-Rusi, Turqia hedh dyshime: Nuk do të zhvillohen nesër, kërkesat e Putin 'joreale'

Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin, ka përjashtuar mundësinë që bisedimet në Bjellorusi mes delegacioneve të Moskës dhe Kievit të rifillojnë nesër, sepse kërkesat e presidentit rus, Vladimir Putin, janë “joreale”. "Ka shumë mundësi që ata të mos takohen", tha Kalin për CNN turk, "me shumë mundësi do të shtyhet për një ose dy ditë, ne jemi në kontakt me ekipet negociatore". Zëdhënësi i presidentit turk Erdogan shprehu më pas shpresën se Putini do t'i japë fund armiqësive duke kuptuar dëmin ekonomik që lufta po i shkakton Rusisë.


Lajmi kryesor:

Nata e 6 e luftës, Kievi i rrethuar! Protesta kundër Putinit në të gjithë Evropën! BE 'Ok' përjashtimit të 7 bankave ruse nga sistemi SWIFT, shpëton vetëm Gazprombank


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë