‘Bishat’ e blinduara me vlerë 100 mijë euro që u janë sekuestruar grupeve kriminale, i kalojnë Policisë së Shtetit, ekspozohen para ministrisë së Brendshme
Makinat luksoze para Ministrisë së Brendshme
Makinat super luksoze që u janë sekuestruar anëtarëve të grupeve kriminale në vend, tashmë po përdoren nga policia e shtetit. Mjetet mes tyre edhe makina super-luksoze që e kalojnë vlerën 100 mijë euro, janë ekspozuar pranë Ministrisë së Brendshme dhe tashmë janë gati për shërbim.
Mjetet e sekuestruara tani janë në pronësi të policisë së shtetit dhe kanë edhe logon e institucionit, gati për të dalë në shërbim nëpër rrugët e kryeqytetit.
Siç ka raportuar Report Tv më herët, mjetet e shpejta do t’i kalojnë policisë rrugore për të kapur keqbërësit ndërsa ‘Bishat’ e blinduara do t’i kalojnë repartit “RENEA”.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar më herët se nuk do të shitet asnjë mjet dhe pasuri e sekuestruar nga krimi i organizuar sepse sipas një studimi ndodh që këto pasuri përfundojnë tek të njëjtët persona që i kishin më para.
"Nuk do të shesim më asnjë mjet dhe asnjë lloj pasurie të sekuestruar dhe konfiskuara nga krimi i organizuar sepse nëse i nxjerrim në shitje na ndodh sikurse edhe ka ndodhur jo vetëm në Shqipëri, por edhe Italia, sepse pas një studimi doli që ktheheshin sërish tek ata që i kishin përpara"- është shprehur më herët Taulant Balla.


B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.9%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5110
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla takim me shqiptarët në Bergamo: Një person që ka hesape të hapura me drejtësinë në Shqipëri, s'mund të jetë ofertë politike
17 Shkurt, 10:23
-
Përplasja SPAK- GJKKO -Polici për masat tek grumbullimi i mbështetësve të Veliajt, Softa: E para në këto nivele, detyrë e Policisë së Shtetit që bën shoqërimin
15 Shkurt, 13:14
-
Policia Federale e Gjermanisë dhuron 345 mijë euro pajisje për Kufirin, Institutin Shkencor dhe Departamentin e Krimit! Proda: Do ndihmojnë për luftën ndaj krimit të organizuar
14 Shkurt, 12:59
-
I pari me militantë në SPAK, Berisha ‘ultimatum’ Ramës: Mos guxo të protestosh atje, padi për Prodën e Hoxhën! Protestat e mia, konferenca shtypi
14 Shkurt, 12:05
-
Mbështetësit e Veliajt gjatë seancës/ GJKKO e SPAK: Garda kërkoi ndihmë nga policia, por s'reagoi! Ministria të vendosë para përgjegjësisë ata që s'morën masa, u cenua siguria
14 Shkurt, 10:58
-
Iu turr Ballës me mikrofon të shkulur, hidrocentralet që mori deputeti i PD Petrit Doda nga Berisha në Lurë! Si i ka kamufluar në emrin e familjarëve (DOKUMENTET)
13 Shkurt, 14:59
-
Berisha në oborrin e Parlamentit, lexon mesazhe në celular: Çanta dhe telefoni im janë minierë ari, janë 1 mln përgjime të shërbimeve partnere! Ramën e kanë zënë gjëmitë
13 Shkurt, 14:43
-
VIDEO/ Sherr në Kuvend, deputeti opozitar Doda tenton të godasë Ballën në foltore, ndërhyn Garda: Ju përdor 'bufi i kënetës', më 11 Maj do ju mundim thellë!
13 Shkurt, 12:58
-
Kuvend/ Debate të forta në sallë, Bardhi: Batakçinjtë e Bashkisë sulmuan SPAK, Policia nuk veproi! Hoxha: Ishin simpatizantë që u grumbulluan pa njoftim, s’pati asnjë incident
13 Shkurt, 11:21
-
Vetëvrasja e 17-vjeçares, Dogjani në Kuvend: Bullizohej, shteti e vrau se e la të varfër! Hoxha: Mos bëj politikë me drama familjare
13 Shkurt, 10:46
-
Grumbullimi para SPAK gjatë masës për Veliajn, ministri Hoxha: Ishte e paparalajmëruar, ishin simpatizantë, jo protestues
13 Shkurt, 10:05
-
Proda takim me drejtuesen e zyrës së KE në Shqipëri, Giulia Re: Policia e Shtetit partner i rëndësishëm në luftën kundër diskriminimit
12 Shkurt, 16:02
Para 1 jave doli ministri ne pikat e ruajtjes tani ngjisin dy sticker me Policia dhe me vrap te sheshi per reklame... o zoti minister pyeti drejtoret e qarqeve me çfare makinash shkojne police per kontroll territori kundra kanabisit??? Gjith te mirat
PërgjigjuIde e shkelqyer! Shteti kursen keshtu para qe do t'i harxhonte ne tendera per te blere makina,ose per t'i marre me qera.Gjithashtu ne jemi me vonese,bota ka kohe qe zbaton kete praktike.Nje nga makinat e Al Capones i kaloi per perdorim Shtepise se Bardhe ne kohen kur president ishte FDR dhe kur presidentet amerikane akoma nuk e kishin /The beast/ qe perdorin sot.
PërgjigjuNuk kuptoj. A nuk eshte standardi qe makinat e policise te jene kryesisht te bardha? Pse keni makina te ngjyres argjendi??? Se kuptoja fare??? Shqiperia esht nji shtet?? Jo USA.
PërgjigjuVerejtje me vend.
Sepse MB eshte nje insititucion me ca plehera e hajdute dhe skane mundesi ta lyejne e ti vendosin 2 LLAMPA ne kabine.. po e lene si kanaçe me dy ngjitese POLICIA QE DUAM
Sa nga keto makina rezultojne zyrtarisht e nderkombetarisht te vjedhura? Ku eshte i bazuar ne Ligjet e Republikes se Shqiperise dhe ato Nderkombetare qofte VKM e Qeverise e/o Vendimi i Ministrit te Puneve te Brendshme?
PërgjigjuOre H. Pajdini, po nga cila zgafelle del kaq i sigurte e me pergjigje kaq te "qarta" e "te pastra"? Punon te zyra e Ministrit te Brendshem? e SPAK? e GJKKO?
bla bla bla bla bla, Rrnofte Leader-i Maximo per ty! ... pa ligje e pa rregulla, vetem Showtime populism shows.
Nuk janë të vjedhura as brënda as jashtë vendit. Janë produkt i veprës kriminale. Thënë troç u janë marrë atyre që janë dënuar për veprimtari të paligjshme dhe që paratë e fituar nga kjo e fundit i kanë përdorur për të blerë makinat.
me ne fund.
PërgjigjuNje pyetje kisha une, a e keni bere llogarine e mirembajtjes dhe kostot e karburantit qe harxhojne keto bisha? Me mire shitja ne ankand dhe po beri perseri mumra sekuestro dhe rishitja perseri ne ankand dhe vlerat qe perfitohen te kalojne per shperblim per me te miret e policise.
PërgjigjuTi si qytetar mund ta blesh makinën, por në darkë të vjen gangsteri ta merr pa lekë tek shtëpia, në mos të fut dhe gjobë pse guxove ta blije.
Kush ika ato tru dhe ate mendje te kthjellet z.M.T.lopcari balla.ai do te shpetoj nga burgu per lidhjen me keto banda.
Shum zgjedhje e mir kjo
Mbase ke te drejte por kush i blen ato makina ( duke njohur historine e ish-pronarve) ne Shqiperi ? Nuk eshte Shqiperia e madhe sa Gjermania Franca apo USA ku statistikisht ke 0,001% te perballesh me ish pronari e makinave ! E njejta problematike eshte dhe me vilat dhe apartamentet e krimineleve prandaj dhe zgjidhja eshte ose ti shkaterrojne( po perseri ka kosto) ose ti shnderrojne ne ambiente te administrates publike .
HALLALL POLICISE SE SHTETIT ME GJITH SHPIRT TI GEZOJNE DHE TE MOS PERZIHEN ME LLUMIN. {"SHQIPERIA DO BEHET SE PER TE LUFTOJME NE"
Përgjigju