Motoçikleta që ka të vizatuar hartën e Shqipërisë, e cila kap vlerën e 22 mijë eurove në treg, nga e enjtja (4 janar 2023) do t’i përkas flotës së Policisë Rrugore.

Si ajo, një motoçikletë e dytë dhe 6 automjete luksoze, të cilat janë konfiskuar me vendim gjykate, do t’i kalojnë policisë. Tashmë, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara nuk o të shes më makinat e krimit pronat e luajtshme, por do t’i kalojnë në vijim në funksion Policisë së Shtetit, Rrugores dhe repartit elitë RENEA.

Në ditët në vijim do të kalojnë në përdorim të bluve edhe automjete të tjera, të cilat për momentin janë të sekuestruara ose të konfiskuara. Ky vendim për ndalimin e shitjes së këtyre mjeteve e ka një arsye. 

"Nuk do të shesim më asnjë mjet dhe asnjë lloj pasurie të sekuestruar dhe konfiskuara nga krimi i organizuar sepse nëse i nxjerrim në shitje na ndodh sikurse edhe ka ndodhur jo vetëm në Shqipëri, por edhe Italia, sepse pas një studimi doli që ktheheshin sërish tek ata që i kishin përpara" thotë Taulant Balla.

Megjithatë, në vijim, jo vetëm policia do të marrë në përdorim mjete të tilla. Institucione të tjera të hetimit do të mund të ngasin në funksion të punës së tyre këto makina luksi

"Kryesisht janë të destinuara për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Prokurorinë e Posaçme dhe Prokurorinë e Prokurorinë e Përgjithshme, organet ose entet shtetërore që janë pjesë e ciklit kundër luftës ndaj krimit të organizuar' tregon Erion Riçku, Përgjegjës, Sektori i Shërbimeve Mbështetëse, AAPSK.

Aktualisht, në Portin e Durrësit, e sekuestruar është edhe një gomone që vlen më shumë se 200 mijë euro, e cila pas konfiskimit pritet t’i kalojë policisë për nevojat e saj.

Aktualisht janë 144 automjete luksi të sekuestruara nga SPAK dhe prokurori të tjera dhe shumë shpejt edhe 15 të tjera do t’i bashkohen policisë.