Bisht-Palla, Çela: Serbët
do ta bëjnë port jahtesh

Bisht-Palla, Çela: Serbët<br />do ta bëjnë port jahtesh
TIRANE - Kudret Çela, ish-admirali I Flotës Detare Shqiptare tregon në një intervistë për gazetën Shqiptarja.com se kompani të huaja, kërkojnë të gllabërojnë bazën detare të Bisht-Pallës për të ngritur aty një port Jahtesh, vila dhe fshat turistik. Ai le të hapur mundësinë e afrimit të Serbëve në këtë bazë, të cilët me sa duket nëpërmjet lidhjeve të tyre në ministrinë e Mbrojtjes dhe Qeveri, kanë ndikuar për mbylljen e bazës.

Zoti Gjeneral, ju u shkarkuat nga detyra pasi refuzuat të firmosnit mbylljen e bazës ushtarake të Bisht-Pallës. Pse rezikuat kaq shumë?
Unë rezikova duke mos firmosur strukturën e re të forcave detare që kishte përgatitur Shtabi i Përgjithshëm në mënyrë të jashtëligjshme. Sepse përgatitja dhe paraqitja në shtabin e përgjithshëm të strukturës së forcave është kopetencë e komandantit të forcave. Megjithatë në këtë strukturë nuk figuronte baza e Bishtit të Pallës. Pra struktura e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm, pa asnjë asistencë nga forca detare, nuk e figuronte fare bazën ushtarake të Bisht-Pallës. Komandanti forcës detare, me ligj është përgjegjës për sigurinë kombëtarë të hapësirës detare të Republikës së Shqipërisë. Heqja e kësaj baze, cënonte këtë siguri, që do të thotë të mos ushtrohej më kontroll në hapësirën detare që mbulonte kjo bazë nga, lumi Seman deri në derdhjen e lumit të Bunës, në kufi me Malin e Zi. Si specialist dhe ushtarak i vjetër kjo ishte e papranueshme nga ana ime, aq më tepër nuk u bë asnjë koment apo studim për mbylljen e bazës gjë të cilën, mund të kërkohej vetëm dokumentacioni apo një specialist në fushën e detit dhe jo të diktohej në një farë mënyrë me urdhër nga lart. Problemi tjetër ishte social, pasi liroheshin nga puna shumë specialistë që forca detare ka shumë nevojë, pasi duhet një staf i mirë për mirëmbatjen e anijeve. Shto këtu dhe problemet që kishte me familjet e 102 ushtarakëve që do zhvendoseshin nga Bishti i Pallës, për të kaluar në bazë tjetër siç qe Pashalimani. Dhe kjo filloi të bëhej një revoltë e brendshme për ushtarakët, në Bisht-Pallë kur morën vesh sinjalet që do mbyllej baza. Detyrimisht studimi që unë them se nuk është bërë, është që të futen të gjitha problemet që sjell mbyllja e kësaj baze, gjë të cilën këta zotërinjtë, titullarët e ministrisë nuk e kanë bërë. Pra ishte një mbyllje e menjëhershme e pa studjuar dhe që sjell pasoja shumë të rënda.

Nga sa dijeni që ju keni si ish-drejtues i kësaj baze ushtarake, pas mbylljes, cili është projekti i ministrisë së Mbrojtjes për këtë territor të virgjër që ndodhet buzë Adriatikut?
Dua të bëj një ndërhyrje këtu. Unë nuk kam qënë drejtues i kësaj baze por komandanti i gjithë forcave detare, që do të thotë drejtues i të gjitha bazave detare ushtarake të bregdetit Shqiptar. Projektet nuk mund ti thuheshin titullarit që ata e kishin kundra mendimeve të tyre. Por jo, se unë kam qënë pa informacion se çfarë kërkohej të bëhej në këtë bazë. Pas mbylljes që mund ti bëhej, së pari projekti i ministrisë ishte që ta mbyllte këtë bazë, se çfarë do të behej me të, më pas e dinin të tjerët. Kur se di ministri se çfarë do bëhet me bazën, normalisht që e dinë të tjerët.

Kohët e fundit flitet se kompani Serbe, kanë shfaqur interes për bazën ushtarake të Bisht-Pallës për të ndërtuar një port jahtesh si dhe komplekse turistike. Në gjykimin tuaj si ish-komandant i kësaj baze, sa e vërtetë është kjo?
Se është kompani sebe apo dreqi e di seç është këtë nuk e dimë. Por di një gjë, që është një projekt që unë e kam dëgjuar. Bëhet fjalë për port Jahtesh, shkollë marinë për sportet e ujit, fshat turistik, e ambjente për shërbime të ndryshme private. Këtë kam unë të dëgjuar në burime jo zyrtare. Titullarët nuk duan tja dinë për shtetin por duan tja dinë vetëm për veten e tyre.

Ju personalisht në kohën e komandimit të bazës, ju është komunikuar ndonjë projekt turistik për bazën ushtarake?
Në lidhje me këtë nuk më është prezantuar ndonjë projekt turistik sepse ndoshta nuk kam qënë i besuari i tyre për këto pazare. Dhe do të kisha dhe një argument më tepër po të ishte bërë ky projekt, duke kundërshtuar akoma dhe më shumë mbylljen e bazës detare të Bishtit të Pallës.

Çfarë humb Shqipëria me mbylljen e kësaj baze?
Para se të shpjegoj se çfarë humb shqipëria në mbylljen e kësaj baze, dua të them se të mbyllësh një baze duhet me patjetër të kesh të përgatitur një vendqëndrim tjetër për anijet që kanë qënë në këtë bazë, në mënyrë që ato të kryejnë më pas misionin e tyre. Shteti shqiptar humb sigurinë kombëtare që e kam cilësuar më lart në një hapësirë të konsiderushme të hapësirës detare dhe tjetra më e rëndësishme është se shteti shqiptar është përgjegjës për zbatimin e konventave ndërkombëtare për detin. Siç është dhënia e ndihmës së shpejtë për rastet e fatkeqësisht që duhet të jepet në kohën sa më të shkurtër dhe sa më të shpejtë. Kur këto fatkeqësi ndodhin në hapësirën detare të Shqipërisë, ndihma nuk mund të realizohen në qoftëse anijet dislokohen në Pashaliman, sepse kërkohet një kohë e gjatë që të shkojnë në vendin e ngjarjes. Në rast se ndihma e shpejtë dështon, atëherë dhe Shqipëria penalizohet nga konventat ndërkombëtare. Mirëpo kjo gjë nuk kihet parasysh nga pushtetarët që kërkojnë ta mbyllin këtë.

Kohët e fundit janë liruar nga detyra shumë gjeneralë karriere, pse kjo rraprezalje ndaj kësaj shtrese?
Në lidhje me këtë unë di që për veten time kam pasur disa kundërshti me titullarin e ministrisë, i cili nuk ka preferuar një admiral specialist të aftë dhe korrekt. Montimi për lirimin e ushtarakëve është absurd dhe ska asnjë bazë ligjore që ne duhet të largohemi nga ushtria. Po të shikosh ne jemi të gjithë nga ana e jugut. Tani unë nuk dua ti besoj, këtyre krahinizmave dhe "lufës" krahinore, kjo le të ngelet në ndërgjegjen e titullarit të ministrisë dhe udhëzimet që ai mund të ketë marë. Sepse jam i bindur që s'mund ta ketë bërë titullari i ministries, pa marë "ok" nga eprorët e vetë. Dhe aq më keq komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura veproi si ushtar, "urdhëro si urdhëro" dhe nxori dekretet pa na parë sy më sy për të na vlerësuar, për çfarë kishim kontribuar ne si gjeneralë për futjen e vendit tonë në NATO. Kjo ishte një pabesi dhe aq më keq të bëra në fshehtësi, të cilat janë për mendimin tim praktika të sistemit totalitar.

Momentalisht si po shkon procesi gjyqësor i hapur nga ju kundër ministrisë dhe dekretit të presidentit për lirimin nga detyra. Keni shpresë për rikthim sërisht në radhët e ushtrisë?
Aktualisht gjyqi vashdon, kemi bërë tre seanca gjyqësore. Presim nga drejtësia që ta çojë dinjitetin dhe personalitetin tonë në vend. Dhe me çfarë bazë ligjore që ne këmi bërë argumentat themi që ne të fitojmë të drejtën tonë dhe të kthehemi në ushtri. Momentalisht unë jam pa punë, ndjek proceset gjyqësore dhe ndjek situatën nga vendi jonë me problemet ekonomike. Tashmë dhe ne gjeneralët jemi njësoj si populli, pasi dalim nga detyra nuk ka ndonjë veçanti të madhe.


(eq/im/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia