Bisht-Palla “ha”
dy koka ushtarakësh

Bisht-Palla “ha” <br />dy koka ushtarakësh
Admiral Kudret Çela rropatet dyerve të Gjykatës, sepse ka hedhur në gjyq Ministrinë e Mbrojtjes, për shkarkim të padrejtë.
Artur Meçollari e pasoi si zëvendës, por vetëm disa ditë si komandant i bazës së Bisht Pallës. Më pas e shkarkuan dhe sot vazhdon në komandën e doktrinave në Akademinë e Mbrojtjes. Në vend të tyre është emëruar një tjetër komandant baze, i cili ligjërisht duhet dekretuar nga presidenti i republikës, por është aty thjesht me një emërim nga ministri i mbrojtjes, Arben Imami.
Artur Meçollari flet nga shtëpia e tij në Vlorë, përmes telefonit. Nuk ka shumë dëshirë të tregojë se si e larguan, nuk ka as armiq dhe nuk ka shpallur të tillë. Thotë se nuk ishte dakort me diçka dhe kaq. Është liruar edhe pse nuk e di ende motivin. “Në urdhërin e lirimit nuk ka ndonjë gjë të shënuar. Isha zëvendës i admiral Kudret Çelës dhe e kam zëvendësuar nja 20 ditë. Nuk lëkundesha nga pozicioni i admiral Çelës”.
Kaq dëshiron të thotë Artur Meçollari për largimet ende pa motiv të drejtuesve të lartë ushtarakë, Brenda pak javësh nga baza detare e Bisht-Pallës në Durrës.
Admiral Kudret Çela e ka thënë drejtpërdrejt se ministria e Mbrojtjes i ka të qarta synimet: Baza do të preket komplet dhe do të shkrihet fare. Janë 75 hektarë që do të kalojnë nga administrimi I Ministrisë së Mbrojtjes si një bazë detare në pronësi të një privati. Kur? Nuk dihet. Shpresa e fundit ka mbetur presidenti si komandant i Forcave të amratosura të republikës së Shqipërisë, sepse pa e firmosur ai nuk mund të mbyllet baza. Por deri më sot ai është shpërfillur. Siç ka ndodhur me komandantin e ri të bazës së Bisht-pallës që zëvendësoi dy “ushtarakët rebelë”, Çela dhe Meçollari, sepse për emërimin e tij, sipas ligjit duhet dekret nga presidenti dhe jo emërim nga ministri I Mbrojtjes.

Baza

Katër vite më parë Baza Detare e Bishtit të Pallës, nisi të rindërtohej, duke u bërë e përshtatshme për ankorimin e anijeve luftarake. Një dragë nisi gërmimet sipas sugjerimeve të ekspertëve e NATO-s që u kërkuan autoriteteve shqiptare ruajtjen e Bazës Detare të Bishtit të Pallës dhe mostjetërsimin e saj. Baseni i bazës ishte mbushur me llumra dhe sedimente të ujërave , duke arritur nga 6 metra që në 1,5 m duke e bërë të pamundur ankorimin e anijeve dhe të motovedetave dhe duke e nxjerrë kështu bazën jashtë funksionit, ndërsa anijet luftarake ishin strehuar në portin e Durrësit.
Në 30 dhjetor 2010, në Bazën Ushtarake të Bishtit të Pallës, u organizua analiza vjetore e Forcave Detare dhe aty publikisht ministri Imami deklaronte: “Detyra themelore e FA për vitin 2011 pastrimi nga mjetet e panevojshme”. Sipas Ministrisë baza Detare Ushtarake e Bishtit të Pallës shpejt do të rikthehej në misionin e saj të mëparshëm. Një projekt i rëndësishëm investimi pritej të vihej në zbatim, për ta modeluar dhe ristrukturuar bazën sipas parametrave dhe kritereve të NATO-s, strukturë ushtarake e cila ka anëtare të saj tashmë edhe Shqipërinë. Së shpejti anijet (luftarake) do të mund të ankorohen në Bazën Detare të Bishtit të Pallës, kjo falë një ndërhyrjeje që pritet t’i bëhet basenit të saj.
Imami do të shprehej se: “Gjatë vitit që vjen unë do të përpiqem që të bëj të mundur thellimin e basenit në këtë bazë. Angazhimi im për këtë çështje është maksimale, pasi nuk ka kuptim që anijet nuk mund të hyjnë e të dalin nga ky basen”. Në fund të vitit 2010 në bazë ndodheshin pak mjete detare, pasi anijet aktive ishin ankoruar në portin detar të Durrësit. Edhe efektivi ushtarak ka kohë që është reduktuar në raport me mjetet në dispozicion.
Baza ushtarake detare e Bishtit të Pallës në Durrës, së bashku me bazën ushtarake detare të Vlorës, kanë qenë ndër repartet më kryesore detare të ushtrisë sonë dhe me një histori të njohur qëndrese në vitin 1961, në momentin e prishjes së marrëdhënieve me ish-Bashkimin Sovjetik dhe ikjen e trupave ushtarake ruse nga Shqipëria.


Admiral Kudret Çela, ish-komandant i bazës

Bisht-Palla po shkrihet, ky vend s’ka siguri kombëtare




Admiral Çela përse ju shkarkuan ju dhe Artur Mecollarin që ju pasoi në detyrë?

Sepse kundërshtuam që të mbyllej Bisht-Palla.

Çfarë do të ndodhë në Bisht-Pallë?

Baza detare do të shkojë në Pashaliman, se çfarë do të bëhet e dinë ata të ministrisë së Mbrojtjes. Problemi im kryesor është se nuk ka siguri kombëtare në gjithë këtë hapësirë detare nga Sazani deri në Shëngjin. Ky shtet ka ca konventa ndërkombëtare që i ka miratuar dhe duhet tu përgjigjet atyre, sidomos në rastet humanitare. Dy gjërat që kanë ndodhur kohët e fundit me anijet që u mbytën në Adriatik, pot ë m os jetë prezenca e anijev e luftarake të rojes bregdetare, çfarë u pa pastaj. Do të hyjmë në gjyqe ndërkombëtare pastaj se nuk kemi dhënë ndihmë si shtet.

Pse e keni akuzuar publikisht ministrin Imami për mbylljen dhe tjetërsimin e Bisht-Pallës?

Për këtë pra, pse duhet të hiqet baza, çfarë interesi ka, kush është interesi I shtetit në lidhje me sigurinë kombëtare, a ka ndonjë studim që nuk e mbajmë dot dhe kujt i intereson që të mos kontrollohet kjo hapësirë.

Pse mendoni se ka tagrin ministri dhe jo dikush tjetër që ta mbyllë bazën?

Unë flas me ministrin, pastaj diku lart e ka mbështetjen. Pastaj duhet ta dekretojë presidenti që të mbyllet kjo bazë.

Si ka mundësi që komandanti aktual i bazës nuk është dekretuar nga presidenti dhe vetëm është emëruar nga ministri?

Mos ka të bëjë me gradën që ka kolonel, mendoj unë dhe ata I emëron vetë.

Ju çfarë po bëni aktualisht?

Unë jam liruar, jam në rezervë dhe jam në gjyq me ministrinë.

DEBATET NE 2012

Bisht-Palla, Berisha akuzoi kontot greke të socialistëve

Në vitin 2002 Parlamenti bllokoi iniciativën e qeverisë për vendosjen e trupave ushtarke greke në bazën ushtarake të Bishtit të Pallës në Durrës. Projektligji i qeverisë ishte kundërshtuar nga PD-ja që e cilësonte absurde lënien e bazave ushtarake Greqisë, e cila nuk ka abroguar ende ligjin e luftës me Shqipërinë. Lideri i PD-së, Sali Berisha ishte shprehur në Kuvend se “asgjë nuk është me absurde për BE-në që një vend anëtar i saj të mbajë në fuqi ligj lufte. Heqja e ligjit të luftës është imperativ. Nëse çështja ka mbetur aty si më parë, përgjegjësia është e qeverisë shqiptare. Ju nuk duhet të fajësoni PASOK-un për mosabrogimin e këtij ligji, por përgjegjësia është e atyre që kanë konto bankare në Qipro”,-u ishte drejtuar Berisha deputetëve të PS-së. Por ish-Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, i irrituar nga debati në Kuvend, kishte kundërshtuar duke thënë se “marrëveshja ushtarake nuk sjell trupa ushtarake, por investime tulla, llaç dhe ilaçe”. “Ju na bëtë sikur jemi tradhtarë me damkë. Në marrëveshje është parashikuar se çdo gjë do të miratohet nga pala shqiptare. Në zonën ushtarake të Bishtit të Pallës do të ndërtohen mjediset e bazës ushtarake, si dhe do të realizohen punimet për thellimin e basenit e kanalit të bazës, pasi rrezikohet seriozisht nga prishja. Ju duhet të jeni të sigurt se kjo është një marrëveshje që nuk prek asnjë centimetër sovranitetin e Shqipërisë”,-ishte shprehur Majko.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi