Flakët që kanë rënë në Malin e Shëngjinit prej dy ditësh kanë përparuar drejt zonës turistike të Rranës së Hedhun në Shëngjin, duke krijuar një situatë të rrezikshme pas mesnatës së 29 korrikut.
Rreth orës 00:40 (30 korrik 2024) gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv informon se flakët janë afruar pranë zonës së banuar, duke rrezikuar bizneset lokale.
Në terren janë dhjetra forca zjarrfikëse, të ushtrisë dhe emergjencave civile që po përpiqen të kontrollojnë dhe të shuajnë flakët. E gjithë zona është mbuluar nga tymi, ndërsa policia ka bllokuar rrugën drejt kësaj zone turistike për të shmangur rrezikun për banorët dhe turistët.
Në gadishmëri janë edhe ambulancat me personel mjekësor për t'u ofruar ndihmë efektivëve dhe turistëve që mund të asfiksohen nga tymi.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla përmes postimi në rrjetet sociale të publikuar në mesnatë bën të ditur se flakët janë afruar pranë zonës së banuar dhe policia e shtetit ka nisur evakuimin e banorëve.
"Situatë tepër e vështirë nga zjarri në Shëngjin! Edhe pse janë zhvendosur aty forca zjarrfikëse nga shumë bashki, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura shtrirja e madhe e flakëve dhe era e fortë po rrezikojnë disa banesa. Policia e Shtetit përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe DVP Lezhë po evakuon banorët" informon ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një postim në facebook ku publikohen dhe pamje të zjarrit por dhe të evakuimit të disa banorëve.
Lajmi kryesor:
Zjarret në Shëngjin/ Ndërpritet ndërhyrja nga ajri! Përveç dy avionëve Canadair, kërkohen edhe helikopterët e KFOR (VIDEO + FOTO)
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2851
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kurbin/ Qëlloi me armë në drejtim të lokalit pas sherrit me pronarit, arrestohet i riu pas 4 muajsh në kërkim
27 Nëntor, 16:15
-
‘Unë mund të vdes! Djalin e kam me epilepsi’, thirrja e të moshuarit në Lezhë që ka mbetur në kasolle 5 vite pas tërmetit
26 Nëntor, 17:00
-
Pesë vite nga tërmeti, 1123 familje ende pa shtëpi në Durrës! Procesi i rindërtimit i vonuar dhe në Lezhë, Kurbin e Krujë
26 Nëntor, 16:36
-
Lezhë/ Vranë për hakmarrje biznesmenin në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Shkak rrahja dhe ngacmimi i një vajze
26 Nëntor, 12:29
-
Merr flakë gjithë lagjja në Filipine, digjen mbi 1000 banesa, zhvendosen 8 mijë banorë (VIDEO)
25 Nëntor, 20:35
-
Lezhë/ Theu urdhrin e mbrojtjes së Gjykatës dhe shkoi të takonte gruan në qendrën sociale ku strehohej, arrestohet 40-vjeçari! Ishin në proces divorci
25 Nëntor, 18:37
-
Aksidenti i djeshëm në Ishull-Lezhë, arrestohet në spital një nga shoferët e plagosur! Ishte dhe i dehur në timon (EMRI)
25 Nëntor, 17:40
-
Kurbin/ Punëtori ra në makinerinë e inerteve dhe humbi jetën, arrestohet një nga bashkëpronarët! Hoqi edhe DVR e kamerës, 2 ende në kërkim (EMRI)
25 Nëntor, 17:32
-
Lezhë, ekspozohet në muzeun etnografik flamuri 85-vjeçar, dhuratë nga familja e gjeneralit italian
25 Nëntor, 17:00
-
Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Makina përplas 16 vjeçarin (EMRI)
25 Nëntor, 14:47
-
Shoqatat e ish-të Përndjekurve takim në Shkodër: 'Të nisin kërkimet për të zhdukurit e Komunizmit!' Imzot Massafra: Shteti të përshpejtojë procesin
25 Nëntor, 14:31
-
Pamje me dron/ Në pritje të gjykatës, Italia mban hapur kampin e Gjadrit! Largohet një numër i vogël punonjësish
25 Nëntor, 13:27