'Bishtaleci' flet për Trapattonin dhe përjashtimin nga Botërori, Baggio: Tradhti, ishte e turpshme

'Bishtaleci' flet për Trapattonin dhe përjashtimin nga Botërori, Baggio: Tradhti, ishte e turpshme

Roberto Baggio dhe Giovanni Trapattoni

Ish-fenomeni i futbollit italian, Roberto Baggio është rikthyer të flasë për mungesën e ftesës në Kupën e Botës 2002 në Korenë e Jugut dhe Japoni. Ikona e kombëtares italiane dhe futbollit botëror, Roberto Baggio ka folur për karrierën e tij si futbollist dhe më gjerë. Ai e bëri këtë në një intervistë për Esquire, në të cilën filloi duke folur për adoleshencën.

"Si fëmijë gjithçka rrotullohej rreth topit, unë nuk bëja gjë tjetër veçse luaja. Asnjëherë nuk i thashë vetes "ti je i fortë", por unë kam dashur gjithmonë të jem pjesë e futbollit dhe e kuptova se mund të bëhej profesioni im kur shkova në Vicenza në moshën 15 vjeçare. Nëse do të drejtoja një ekip futbolli do të shpenzoja sa më pak me lojtarë nga tregu i transferimeve dhe sa më shumë që të jetë e mundur nga akademitë dhe mbi të gjitha në ambiente, që mungojnë realisht", tha Baggio fillimisht.

Nga eksperienca e tij me fanellën e Italisë, ish-lojtari i Juventusit dhe Topi i Artë u rikthye në ftesën e munguar për Kupën e Botës 2002 , kur trajner ishte Giovanni Trapattoni. Një plagë ende e hapur.

"Ishte një gjë e turpshme që për një mijë arsye vështirë se do të kalojë. Nuk ia kam shpjeguar kurrë vetes, thjesht mendoj se duhet të kisha shkuar qoftë edhe me një këmbë, për atë që kisha përfaqësuar. Ishte një tradhti. Unë u ktheva nga lëndimi dhe për tre ndeshje isha në formë të pabesueshme, më kujtohen testet që bëra në Bolonjë dhe ne fakt ne 3 ndeshje shënova 3 gola, në përgjithesi në ate kampionat 11 gola në 11 ndeshje", tha Baggio.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Një boksier në shtëpinë e Big Brother, kush është banori i ri

Një boksier në shtëpinë e Big Brother, kush është banori i ri