Biskota me sherbet

Përbërësit:

  • 500 gr biskota
  • 100 gr gjalpë
  • 400 gr sheqer
  • 400 ml ujë
  • 1 limon
  • Karafil

Përgatitja:

Biskotat i shtrojmë në tavë, tresim gjalpin edhe ia hedhim sipër biskotave, i vendosim të piqen në furrë të parangrohur me 180° për 15 minuta. I hedhim sherbetin e vakët pasi e kemi zier edhe aromatizuar me karafil dhe limon. I shërbejmë të ftohta.