Pjesë e grupit 'Për PD-në', Bislim Ahmetaj në Report Tv: E kam pyetur Berishën 'kush ta solli Bashën, është gabim apo...?!'! Nuk më ktheu përgjigje

Bislim Ahmetaj, një prej anëtarëve të grupit më kritik ndaj Bashës grupimi 'Për PD-në', ka folur në Report Tv se si e konsideron situatën e krijuar pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai ka rrëfyer një moment interesant në lidhje me marrëdhënien Berisha-Basha në PD. Ahmetaj ka thënë se e ka pyetur Berishën se kush ia ka sjellë Bashën dhe nuk ka marrë përgjigje. "E kam pyetur Berishën vitin e kaluar: 'Këtë njeri ta kanë sjellë apo është gabim njerëzor?! Nëse është gabim na thuaj të të falim'. Nuk më ka kthyer përgjigje. Për mendimin tim Berisha duhet të shprehet. Mungesa e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar është e pajustifikueshme. Ai duhet të japë një përgjigje për pyetjen që e bëjnë të gjithë: Kush po e mbron Lulzim Bashën? Se anëtarësia nuk e mbron Bashën", tha ai. Bislim Ahmetaj tha se Sali Berishën e ka konsideruar politikan me kontribut të jashtëzakonshëm por me cikël të mbyllur.

Duke folur për mbledhjet e djeshme të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, anëtari i grupimit 'Për PD-në' tha në Report Tv se ato që ndodhën mbrëmë i dhanë një goditje shumë të madhe procesit të zgjedhjeve në PD. Ahmetaj thotë se me Bashën PD i humb sigurt zgjedhjet edhe pas 4 vitesh. 

Bislim Ahmetaj ka thënë  grupimi "Për PD" po diskuton të propozojë një kandidaturë për kryetar të Partisë Demokratike. Ahmetaj nënvizoi se vetë ai është për zonjën Edith Harxhi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:13
Bislim Ahmetaj: Me Bashën e sigurt që PD i humb zgjedhjet pas 4 vitesh! Është si shtojcë e pushtetit të Ramës

 

Karnavale i ka konsideruar Bislim Ahmetaj mbledhjet e Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar të PD-së mbrëmjen e djeshme. Sipas tij të dyja mbledhjet i dhanë një goditje shumë të madhe procesit të zgjedhjeve në PD.

Ahmetaj thotë se me Bashën PD i humb sigurt zgjedhjet edhe pas 4 vitesh.

"Lulzim Basha është në detyrë. Po të ishte qytetar evropian, minimumi i veprimit të tij do të ishte dorëheqja e parevokueshme.  Gjithmonë në krye të Komisionit të Zgjedhjeve për Lulzim Bashën ka qenë Jemin Gjana. Gjithmonë janë bërë manipulime. Fakti është që afroi zgjedhjet kaq shpejt, thjesht legjitimoi që është njeri i Edi Ramës. Ne nuk kemi nevojë për zgjedhje kaq urgjente. Tregon se ai me detyrë në krye të opozitës shqiptare. Ai njeri nuk frymëzon. Me Lulzim Bashën në krye PD e sigurt që i humb zgjedhjet pas 4 vitesh. Ai është thjesht shtojcë e pushtetit të Ramës", tha ai në Report Tv.

Ora 13:02
Ahmetaj: Grupimi 'Për PD-në' do të propozojë një kandidaturë për kryetar! Edith Harxhi do ishte një emër serioz

 

Anëtari i grupimit 'Për PD-në', Bislim Ahmetaj, në intervistën e dhënë në Report Tv, ka thënë se ky grupim po diskuton të propozojë një kandidaturë për kryetar të Partisë Demokratike. Ahmetaj nënvizoi se vetë ai është për zonjën Edith Harxhi.

"Grupimi jonë ka menduar për një kandidaturë. Unë do të doja që ne të kishim kandidaturën e zonjës Edith Harxhit. Është një emër që i plotëson të gjitha kushtet që të ishte një kandidaturë shumë serioze për të drejtuar PD-në", tha ai.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JamKushJam: 17/05/2021 20:24

    O njerez pa cipe!!!!! Po si more eshte pushteti te vij PD ne pushtet?????? S'mbushin fare keta kungujt dhe prandaj do vijojne te humbin!!!!! Pushtetin e merrni po te beni permiresim te jetes se njerezeve me rritje punsimi, me ulje taksash per shtresen e mesme dhe te varfer, (jo 9% fevziu, dhe njesoj nje punetor fasonerie), per shtetin qe eshte njesoj per te gjithe dhe jo vetem demokratet mund ta dredhin zinxhirin, per policine te zbatoj ligjin jo ti vej pas avazit PDse se i perjashton nga puna.. etj. etj... Tani, shkoni dhe mesoni nga Rama se ai perfaqeson partine Demokratike qe u ngrit ne fillim me qellim barazine per te gjithe!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja