Pas miratimit në Bruksel, ditën e sotme (1 Shkurt) nga përfaqësuesit e BE-së, të një pakoje ndihme prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Bislimi i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të jetë forcë shtytëse për Ballkanin Perëndimor, si në rastin e Ukrainës. Ai ka thënë se sigurimi i financave për Planin e Rritjes të Ballkanit Perëndimor është hap i madh drejt integrimit.

“Vendimi i sotëm Këshillit të BE-së tregon rëndësinë e unitetit dhe bashkësisë. Të njëjtat parime morale që duhet të jenë forca shtytëse edhe për Ballkanin Perëndimor. Në këtë kuptim, sigurimi i financave për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, është një hap i madh drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, shkroi Bislimi.