Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi është shprehur optimist se barrikadat e vendosura në veri, do të hiqen sonte ose nesër dhe situata do zgjidhet. Kjo situatë e re është krijuar pas lirimit të ish-policit me përkatësi serbe, Dejan Pantiç.

Në një intervistë për Radio Kim, Bislimi ka shprehur besimin e tij që qytetarët e Kosovës do kenë arsye për të festuar ka thënë Bislimi. Ai ka thënë se ka shumë qytetarë ende të shqetësuar në të katërta komunat veriore të Kosovës, por gjithashtu edhe në pjesën jugore të Kosovës.

“Besojm që s’ka asnjë arsye për tensione, s’ka asnjë arsye për barrikada. Nëse ka qytetarë të brengosur lidhur me ngjarje të caktuara, një protestë paqësore mund të arrijë më shumë me më pak përpjekje, sepse qeveria ka vullnet për ta diskutuar çdo problem me qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh nacionalitetin”, ka thënë Bislimi.

Lidhur me ‘ultimatumin” që shumica e serbëve mendojnë se Kosova ka bërë ndaj KFOR-it, Bislimi u shpreh se nuk ultimatum për heqjen e barrikadave për KFOR.

 “Para së gjithash, dëshiroj t’ju them se ky afat nuk është një afat kohor në kuptimin e ultimatumit. Janë dhënë disa ditë, dhe pastaj KFOR-i është dashur të përgjigjet brenda këtyre ditëve”, ka deklaruar Bislimi.


Lajmi kryesor:

Ministrja e Jashtme takim në New York për forcimin e sigurisë kibenertike: Thelbësore të përmirësohet bashkëpunimi