Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin Ministror “Formësimi i sigurisë kibernetike globale një thirrje për veprim për të promovuar sjelljen dhe kapacitetin e përgjegjshëm të shtetit”, që u mbajt në New York. Me anë të një postimi në Twitter, Xhacka shkroi se është e rëndësishme të përmirësohet bashkëpunimi dhe partneriteti.
“Diskutim i frutshëm në takimin ministror “Formësimi i sigurisë kibernetike globale një thirrje për veprim për të promovuar sjelljen dhe kapacitetin e përgjegjshëm të shtetit”.
Kërcënimet kibernetike janë komplekse, shkatërruese, kërcënuese dhe gjithnjë e më të shpeshta. Shqipëria sapo ka përjetuar një sulm brutal të sponsorizuar në shkallë të gjerë nga një shtet i caktuar.
Është thelbësore të përmirësohet bashkëpunimi dhe partneriteti dy dhe shumëpalësh dhe të investohet në sigurinë kibernetike”, shkroi Xhaçka.
Lajmi kryesor:
Rama takon nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA: Folëm për agresionin iranian dhe planin e përbashkët të fuqizimit të mbrojtjes kibernetike
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë me dije se largimi i barrikadave është cështje orësh. Sipas saj, do të ketë veprime të menjëhershme nëse nuk ndodh kjo.
“Por mund të them se pikërisht për shkak të kooridnimeve me aleatët tanë, është çështje orësh heqja e barrikadave, dhe nëse nuk largohen ato, do të ketë veprim të mënjehershëm të dakorduar, të institucioneve tona.” – tha Osmani në ‘Rubikon’.
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi është shprehur optimist se barrikadat e vendosura në veri, do të hiqen sonte ose nesër dhe situata do zgjidhet. Kjo situatë e re është krijuar pas lirimit të ish-policit me përkatësi serbe, Dejan Pantiç.
Në një intervistë për Radio Kim, Bislimi ka shprehur besimin e tij që qytetarët e Kosovës do kenë arsye për të festuar ka thënë Bislimi. Ai ka thënë se ka shumë qytetarë ende të shqetësuar në të katërta komunat veriore të Kosovës, por gjithashtu edhe në pjesën jugore të Kosovës.
“Besojm që s’ka asnjë arsye për tensione, s’ka asnjë arsye për barrikada. Nëse ka qytetarë të brengosur lidhur me ngjarje të caktuara, një protestë paqësore mund të arrijë më shumë me më pak përpjekje, sepse qeveria ka vullnet për ta diskutuar çdo problem me qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh nacionalitetin”, ka thënë Bislimi.
Lidhur me ‘ultimatumin” që shumica e serbëve mendojnë se Kosova ka bërë ndaj KFOR-it, Bislimi u shpreh se nuk ultimatum për heqjen e barrikadave për KFOR.
“Para së gjithash, dëshiroj t’ju them se ky afat nuk është një afat kohor në kuptimin e ultimatumit. Janë dhënë disa ditë, dhe pastaj KFOR-i është dashur të përgjigjet brenda këtyre ditëve”, ka deklaruar Bislimi.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sonte në Rashkë, në fillim të bisedimeve me serbët e Kosovës, se në letër e ka një deklaratë të qartë ku thotë se nuk do të ndjekin penalisht ata që ishin në barrikada.
“Sot kemi krejtësisht ndryshe në deklaratën zyrtare të KFOR-it se forcat e sigurisë së Kosovës nuk mund të shkojnë në veri pa miratimin e KFOR-it dhe kryetarit të komunave. Tashmë KFOR-i është i obliguar të mos lejojë ardhjen e forcave të sigurisë së Kosovës”, shpjegoi ai.
“A mund të besojmë në çdo gjë dhe a jemi të sigurt se si do të sillet Kurti, nuk besoj, nuk besoj. Por çfarë tjetër të bëjmë. Kemi pasur biseda të vështira për ditë e netë”, ka shtuar Vuçiq tutje nga Rashka.
“Ditët e kaluara jemi munduar të tregojmë se ekzistojmë si popull në një pjesë të Kosovës, ku të drejtat e popullit tonë janë kërcënuar. Kam ardhur të ju dëgjoj”, tha ai.
Vuçiq tha se në çdo moment pret që Dejan Pantiq të jetë në shtëpinë e tij.
Ai ka thënë se kanë kërkuar nga ROSU që ta sjellë, por KFOR-i do ta bëjë.
“Sido që të ndodhë, unë do të qëndroj me njerëzit tanë. Kjo është zgjedhja ime. Kur kam kandiduar për postin, mbështetja juaj ishte e rëndësishme për mua. Jam i detyruar ta kthej edhe kur nuk jam dakord për diçka të tillë”, tha ai.
Ai ka theksuar se ajo që është arritur është arritur falë njerëzve në barrikada. /Nacionale/
Presidentja Vjosa Osmani është shprehur se synimi i Serbisë është që të marrë territor nga Kosova. Sipas saj, Vucic e ka vënë re se nuk do e marrë territorin as përmes dialogut apo strategjive që i cilëson të mbrapshta.
“Kosova është dhe do të jetë e rrezikuar përderisa Serbia udhëhiqet nga njerëz që akoma vazhdojnë ta kenë mentalitetin e viteve të 90-ta, është një lloj vazhdimësie e mentalitetit të Millosheviqit për fat të keq. Vuçiç, Vulin, Daçiç dhe shumë bashkëpunëtorë të tyre, të cilët edhe kanë punuar me Millosheviçin e fatkeqësisht kurrë nuk e kanë krijuar një lloj ndarje nga ajo e kaluar e hidhur e shtetit të tyre dhe në një farë mënyre po e mbajnë të tërë rajonin nën tension… Në anën tjetër, përtej çështjes së mentalitetit, duhet ta themi shumë qartë sepse e dimë që të gjithë, Serbia ka pretendime të qarta territoriale në raport me Kosovës, ata dëshirojnë të gllabërojnë tokë Kosove dhe sa më larg e shohin këtë synim, aq më të dhunshëm bëhen.
Kjo është krejt esenca e asaj që po ngjan këto ditë, Vuçiçi është duke e parë as në dialog në Bruksel e as nëpërmjet strategjive të tij të mbrapshta nuk mund të arrijë që të marr territor Kosove. Ky është synimi i vazhdueshëm i Serbisë dhe kur po e sheh që po largohet një synim i tillë, atëherë po zgjedh mjete shumë më të dhunshme sesa që ka zgjedhur në të kaluarën”, tha Osmani.